POLITIKE

Berisha prezanton programin e biznesit: Taksë e sheshtë 10%, ulje e detyrimit të sigurimeve shoqërore, TVSH zbret në 15%

M.B. Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 12:27

Berisha prezanton programin e biznesit: Taksë e sheshtë 10%, ulje e

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me temë: “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm”. Berisha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike për biznesin.

Ai tha se do të vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Berisha shtoi se do të ketë ulje të detyrimit të sigurimeve shoqërore. Gjithashtu kryedemokrati tha se do të ketë zbritje në 15% të TVSH-së.

Berisha tha se taksa e shitjes së pronës do ulet në 2 përqind nga 15 përqind që është. Sipas tij, me ardhjen e PD-së në pushtet, çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne e konsiderojmë jetike një ndërhyrje emergjente, një revolucion të vërtetë në ekonomi me të cilin ne besojmë se do shënojmë një kthesë rrënjësore. Së pari, ne jemi dhe mbetemi të zotuar para biznesit për një revolucion të ri të vërtetë fiskal. Ne besojmë se paratë në kontot e tyre janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarët se sa në kontot e qeverisë, sepse kjo u jep mundësi të mëdha punësimi dhe zgjerimi të aktivitetit. Ndaj dhe ne do kalojmë në një sistem fiskal në të cilin së pari do ketë stabilitet të atij sistemi. Kodi nuk do mund të ndryshohet siç është ndyshuar gjatë këtyre viteve me ndikime nga më absurdet, por kodi do miratohet në fillim të 4-vjeçarit, dhe ai kod do merret apriori e drejtë e dhënë për biznesmenin dhe nuk mund të ndryshojë në disfavor të tij. Do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Ne jemi për taksën 10 përqind, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve e njerëzimit. Është faktuar si taksa më e drejtë, është faktuar si taksa që i jep frymëmarrje ekonomisë.

E kemi eksperimentuar ne në vitin 2005 dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave, por patëm dyfishim. Por, taksa 10 përqind do mbetet ndjellëse për të gjitha taksat e tjera. Ne do ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore.
Ne po shkonim drejt saj dhe absolutisht ai ishte një veprim shumë i drejtë. Nuk mund të them se kjo do bëhet në 100 ditët e para, por kjo do bëhet në mënyrë të padiskutueshme. TVSH-ja nuk ka më tabu. Do zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë. Nuk mund të besoj unë se ai 20-përqindëshi është një nivel i shenjtë dhe nuk do preket. Do preket, do e ulim në 15 përqind. E kemi pasur dikur 12.5 përqind. Tani do zbresim tek 15-a për të parë se ku mund të zbresim përsëri. Energjia elektrike do jetë më e lira në Europë. 6 lekë për kilovat orë. Shqipëria ka çdo potencial për të furnizuar biznesin me 6 lekë kilovat orë. Kaskada e Drinit e bën të mundur për çdo sipërmarrje energjetike. I fryjnë ata kostot duke punësuar një armatë militantësh dhe kostot i paguajnë qytetarët dhe biznesi. Pra, nga 18-24 lekë që është tani, do zbresë në 6 jetë dhe do jetë ndër vendimet e para të 100-ditëshit.

Taksa e shitjes së pronës do ulet në 2 përqind nga 15 përqind që është. Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk do shkojnë më njerëzit me mbushë serbatorët në zonat kufitare. Ata e shesin më lirë se taksa në një litër naftë është 1.1 euro këtu, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Tjerët e shesin 1.1 euro në pompa, ne i vendosim taksë 1.1 euro. Merr fund kjo. Do reduktohet me 4 herë numri i inspektimeve. Inspektorët janë jo vetëm grabitës të mëdhenj të kohës së bizneseve. Ngulen aty dhe po t’u përllogaritësh ditët që humbet biznesi me inspektorët, mund të shkojnë në 50 ditë. Ne do instalojmë sistemin dixhital të inspektimeve. Kontrollet do bëhen mbi bazën e analizës së riskut. Ne kemi objektiv të arrijmë në 30 përqind të PBB-së të ardhurat buxhetore, por ne jemi të bindur se kjo ulje jo që nuk do pakësojë, por do rrisë të ardhurat buxhetore.

Do ketë përjashtim nga taksat për 5 vite për të gjithë ata shqiptarë që kthehen dhe investojnë në vendin e tyre. Sikundër taksa lokale nuk do jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore. Se ky ç’ka bërë? E ka bërë taksën zero për bizneset e vogla dhe janë dhjetëfishuar taksat lokale gjer në taksa antikushtetuese. Bashkia thotë vendos taksë për arsimin po ku e gjen ti të drejtën të vendosësh një taksë për arsimin kur arsimi është një sistem i qendërzuar? Dhe tani nuk dihet ku ka shkuar taksa. Do bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve. Do marrim përsipër për çdo të ri të punësuar një vit sigurimet shoqërore. Çdo i ri që investon gjer në moshën 25 vjeç, pa taksa. Po kështu edhe gratë kryefamiljare.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë