POLITIKE

Berisha: Pronarëve në Tiranë po u bëhet presion me mafiozë dhe me shtet për tu marrë pronat

r.ll Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 20:57

Berisha: Pronarëve në Tiranë po u bëhet presion me

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së për pronat, se në Tiranë po ushtrohet presion ndaj pronarëve të tokave, nga mafia dhe shteti, me qëllim që të ndërtohen kulla. 

Berisha tha se Shqipëria ka çdo mundësi që problemet e trashëguara me pronarët legjitimë dhe me të përndjekurit politikë t’i mbyllë gjatë 4 viteve që vijnë. 

Ai tha se nuk mund të imagjinohet në çfarë shkalle ka vjedhur qeveria Rama qytetarët, ndërsa shtoi se në 12 vite ka mbledhur 65 miliardë euro taksa të cilat i ka përvetësuar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Normat e vlerësimit dhe të kompensimit do të jenë ato të tregut dhe vetëm të tregut. Prona private, do mund të zhvillohet mbi bazën e interesave të pronarit dhe para së gjithash, interesave të pronarit. Në qoftë se, paskemi një projekt te Asllan Rusi, jepu pronarëve 40, 50% të atij projekti siç u takon. Nuk të pengojnë ata. Po përdorimi i tyre, trysnimi i tyre me mafiozë, me shtet, me të gjitha mënyrat është një persekutim i vërtetë i dytë politik që iu bëhet.

Panelistët kanë bërë një punë shumë të çmuar. Janë njerëz që e njohin në themel pronën, parimin, ligjin e pronës dhe pronësisë. Do japin ekspozetë e tyre, dhe i garantoj se çdo pronar është i ftuar të japë mendimin për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi në 4 vitet që vijnë. Shqipëria ka çdo mundësi që problemet e trashëguara me pronarët legjitimë dhe me të përndjekurit politikë t’i mbyllë gjatë 4 viteve që vijnë, dhe do t’i mbyllë ato.

Miqtë e mi, askush nuk mund ta imagjinojë se në çfarë shkalle kanë vjedhur këta qeveritarë qytetarët. Qeveria e Edi Ramës ka mbledhur në 12 vite 65 miliardë euro taksa. Ka shpenzuar gjithësej në 12 vite rroga, 8 miliardë euro. Pra, 57 miliardë euro, ku janë? Çdo shqiptar duhet të pyesë vetën, sa kushtonte kompensimi i pronarëve? Shifrat e larta shkojnë tek 800 milionë. Por ta zëmë 1 miliardë, po ta zëmë 1.5 miliardë. Po në këto 57 milionë, nuk mund të kishin pronarët atë që u takonte? Nuk mund të kishin të përndjekurit atë që iu takonte?

Është përvetësuar dhe vjedhur në mënyrë që imagjinata nuk e rrok dot. Pllakat e gurëve që janë shtruar në 61 sheshe qytetesh janë 2.3 miliardë euro. Në një kohë që, absolutisht në çdo lloj lapsi t’i biesh nuk shkojnë kurrë më shumë se 300 milionë euro. Pra, u ndala në këto shifra, jo për propagandë, por u ndala për t’iu thënë shqiptarëve dhe për t’iu thënë pronarëve se, potenciali është i plotë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare detyrimit madhor të qeverisë shqiptare ndaj detyrimit të pronarëve, detyrimit madhor të qeverisë shqiptare ndaj ish të përndjekurve politikë.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë