POLITIKE

Berisha-protestuesve: Në ditën e shtypit, ju jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk kanë zë

r.ll Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 20:52
Berisha-protestuesve: Në ditën e shtypit, ju jeni bërë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij tashmë të përnatshëm për mbështetësit e mbledhur poshtë banesës së tij. 

Berisha tha sot në ditën e shtypit, se qytetarët e mbledhur, me fjalën e tyre janë bërë zëdhënës i atyre që nuk kanë zë. Ai i falenderoi mbështetësit e tij për mbledhjen e tyre çdo natë, ndërsa iu drejtua duke iu thënë "jeni bërë zëdhënës të të vërtetave, pavarësisht nga çmimi që kjo ka."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së madhe të qytetarit shqiptar, kauzës së madhe të kombit dhe të Shqipërisë.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve të mrekullueshëm të parlamentit të lirisë, që përcjellin çdo natë në të katër anët e vendit me fjalën e tyre të lirë të vërtetat që fsheh në errësirën e tij, narkoshteti i Edi Ramës. Jeni sot këtu epiqendra më e fuqishme e anticensurës së kombit dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme.
Në ditën e shtypit, ju vini më krenarë se kurrë sepse ju me protestën tuaj, me fjalën tuaj jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk kanë zë.

Jeni bërë zëdhënës i atyre që nuk guxojnë të flasin. Jeni bërë zëdhënës të atyre që kërcënimi u mbyll gojën. Jeni bërë zëdhënës të të vërtetave, pavarësisht nga çmimi që kjo ka. Të dashur miq, si zëdhënës të të vërtetave ju jeni bërë zëdhënës të mbarë demokratëve, të mbarë opozitarëve.

Por ju garantoj jo vetëm kaq, të mbarë socialistëve të ndershëm, të mbarë qytetarëve pa parti, të cilët kanë mësuar dhe mësojnë nga ju çdo ditë krimet monstruoze, vjedhjet monstruoze të qeveritarëve aktualë. Në këtë platformë, në mbrojtje të kauzës së drejtë, sot çdo qytetar shqiptar e kupton se këtu denoncohet çdo natë vjedhja e tij.

Dhe ky denoncim bëhet sepse është kjo vjedhje që varfëron atë nga muaji në muaj, nga viti në vit. Është kjo vjedhje e qindra e qindra milionë eurove që nuk lejon të rritet rroga e tij. Është kjo vjedhje që denoncojmë çdo natë e qindra e qindra milionë eurove që nuk lejon të rritet pensioni i tij apo i asaj. Është kjo vjedhje që i detyron qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi i tyre sepse nuk ndërtojnë dot jetesën në Shqipëri. Zëri juaj, si zëri i të vërtetës, po ndriçon mendjen e të gjithë shqiptarëve.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë