POLITIKE

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Statuset e Erion Veliajt kundër prokurorëve, i shkruan Edi Rama dhe zyra e tij!

r.ll Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 19:57
Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Statuset e Erion Veliajt kundër
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në denoncim thuhet statuset e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorëve i shkruan kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij.

Qyetari ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në bashki që lidhen me drejtimin e saj, ku shkruan se pasi Veliaj i delegoi firmën Sara Goxhajt, Rama ka shkuar me britma në këtë institucion dhe ka urdhëruar protokollin të veprojë. 

POSTIMI I BERISHËS: 

Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij!

Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital!

Pershendetje dr Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb , ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK. Pasi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA.

Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama , Mazniku dhe Fuga.

Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi. Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste.

Pak më herët në një postim në Facebook, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se përplasja e përfolur me kryeministrin Edi Rama është një keqkuptim.  Ai shprehej se ka firmosur gabim ridelegimin te Sara Goxhaj, ku shton se ka menduar se ky emër ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Siç duket Veliaj është dorëzuar përballë zgjedhjes së kryeministrit dhe njofton se delegimi i punëve të bashkisë Tiranës është rikthyer aty ku ishte, te zëvendëskryebashkiakja Anuela Ristani. 

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë.

Ndërkohë ditën e sotme, burime ekskluzive të Dosja.al, bënë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë.  Burimet shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit./Dosja.al

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë