POLITIKE

Berisha: Qeverisja e Ramës ka shpërdoruar 65 miliardë euro

M.B. Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:14

Berisha: Qeverisja e Ramës ka shpërdoruar 65 miliardë euro

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak në selinë e Partisë Demokratike ku tha se qeverisja e Ramës ka shpërdoruar 65 miliardë euro. Berisha tha se shqiptarët ikin nga varfëria. Sipas tij, prindërit nuk kanë mundësi të mbajnë fëmijët e tyre dhe ky pakësim kombëtar ka në bazë vjedhjen e paimagjinueshme.

"Ndërtojnë rrugë me 10-fishin e çmimeve. Ndërtojnë shkolla me 10-fishin e çmimeve. Djegësi i Tiranës nuk ekziston, dy të tjerët nuk janë në funksion. Nuk flasin për këto, po t’i dëgjosh, njëherë citon Rama, Lubinë, pastaj citon Lubia Ramën dhe besojnë se ua mbushin mendjen shqiptarëve.

Po nafta? Nafta më e shtrenjtë në Shqipëri se në Singapor. Nuk di një vend të dytë në botë që qeveria të tatojë 1.1 euro për një litër naftë. Ky atë bën! Plus, një kontrabandë të papërmbajtur. Kosova me 440 mijë automjete, zhdoganon në vit 630 mijë ton naftë, Shqipëria me 870 mijë automjete, zhdoganon 560 mijë ton naftë. Pra, të paktën minimumi 300 mijë kontrandë", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Por ne, ecim të sigurt drejt fitores. Ecim të sigurt drejt fitores sepse ne faktuam që jemi njerëzit që bëjmë të pamundshmen të mundshme. Po! Së dyti, ne kemi studiuar me shumë përgjegjësi të gjithë problemet e mëdha me të cilat përballet qytetari shqiptar në këtë qeverisje. Ju jeni anëtarë të parlamenteve vendore, ju duhet ta dini se narkoqeveria e Edi Ramës ka disponuar 65 miliardë euro. A mund të imagjinoni ju se ç’do të thotë 65 miliardë euro për Shqipërinë? Me 65 miliardë euro, nga 2013-a gjer sot, janë shpenzuar për rrogat gjithsej 200 milionë euro. Janë shpenzuar për pensionet gjithsej 220 milionë euro. Por, në qoftë se marrim rritjen e çmimeve, pra në qoftë se marrim rritjen e çmimeve, çmimet janë rritur nga 10 gjer në 250 përqind të mesatares së BE. Çka ka bërë që sirenat e varfërisë dhe mjerimit të ulërijnë në mbarë vendin.

Gjë që ka bërë që të zbresin nga njerëzit më të paguar në vitin 2013 në rajon, në njerëzit më të keqpaguar në rajon. Në njerëzit realisht, një pjesë, është tragjike studimi i UNICEF që thotë se 45 përqind e shqiptarëve nuk ushqejnë dot fëmijët me tre vakte. Ju i keni ndjekur se cila është situata katastrofale në spitalet tona. Unë ua them ju se qëndrimet e kësaj qeverie ndaj të sëmurëve në spitalin onkologjik janë absolutisht krime kundër njerëzimit. Në qoftë se ti i lë aparaturat kryesore të mjekimit të këtyre të sëmurëve, ata nuk i merr sëmundja, i merr ti që nuk i mjekon ata. Që i privon nga ilaçet. Po u them ju, me keqardhjen më të madhe, kjo u zbulua nga një gazetar guximtar që ka meritë të jashtëzakonshme për atë që ka bërë. Por absolutisht nuk është vetëm në atë spital ajo situatë. Ajo situatë është e përhapur në shëndetësinë tonë.

Në akt të parë, në vitin 2013, ndryshuan ligjin. Ne nuk lejonim shitjen e ilaçeve që nuk shiten në dy vende të BE. Sa erdhi, për kushërirën e burrit që ndan paratë me të, e anulon ligjin dhe tregu është i mbushur me ilaçe absolutisht shumë të pasigurta. Natyrisht Vilma çdo ditë fiton miliona. Vendosi check-upin, i përjashtoi pensionistët nga check-upi me ligj dhe u jep pensionistëve një pension 170 euro pensioni mesatar në Shqipëri, 450 euro në Mal të Zi. Le të thotë Edi Rama, si ka mundësi që pensionisti në Shqipëri, një vend me shumëfishin e pasurive të Malit të Zi, merr një pension të paktën tre herë më të vogël se ai. Si ka mundësi që pensioni në Kosovë, një vend sapo ka shpallur pavarësinë, është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri? Ju garantoj unë ju, se në qoftë se Shqipëria administroi gjatë këtyre viteve 65 miliardë euro, Kosova nuk ka administruar 30 miliardë euro. Por ka një gjë, çdo qeveri e zgjedhur nga qytetarët, ato të ardhura të mbledhura, ua kthen qytetarëve në radhë të parë. Ua kthen në pensione, në rroga, në shërbime.

Kurse këta i vjedhin, i vjedhin, i vjedhin. Ndërtojnë rrugë me 10-fishin e çmimeve. Ndërtojnë shkolla me 10-fishin e çmimeve. Djegësi i Tiranës nuk ekziston, dy të tjerët nuk janë në funksion. Nuk flasin për këto, po t’i dëgjosh, njëherë citon Rama, Lubinë, pastaj citon Lubia Ramën dhe besojnë se ua mbushin mendjen shqiptarëve. Po nafta? Nafta më e shtrenjtë në Shqipëri se në Singapor. Nuk di një vend të dytë në botë që qeveria të tatojë 1.1 euro për një litër naftë. Ky atë bën! Plus, një kontrabandë të papërmbajtur. Kosova me 440 mijë automjete, zhdoganon në vit 630 mijë ton naftë, Shqipëria me 870 mijë automjete, zhdoganon 560 mijë ton naftë. Pra, të paktën minimumi 300 mijë kontrandë.

Kjo është situata. Prandaj ikin shqiptarët. Ikin nga varfëria. Prindërit nuk kanë mundësi të mbajnë fëmijët e tyre. Ky pakësim i tmerrshëm kombëtar ka në bazë vjedhjen e paimagjinueshme të tyre. Mos harroni, Enver Hoxha, pjesën dërrmuese të buxhetit e fuste në tunele dhe bunkere, ishte paranojak. Kurse këta e vjedhin. Se të administrosh 65 miliardë dhe të shohësh rrasa guri në disa sheshe të qyteteve të vendit dhe asgjë tjetër, tuneli i Llogarasë 20 km rrugë që i vuri edhe traun, unaza e madhe, e cila në vend që të çlironte trafikun, ka krijuar probleme të mëdha të trafikut sepse përfundon gjithë trafiku në grykë të shishes për shkak të pallatit të ministrit. Sepse aty te ‘Shqiponja’ është pallati i ministrit.

partia demokratike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë