POLITIKE

Berisha: Rama dhe Beqaj fshehën letrën për pajisjen ultramoderne të sterilizimit, kurse Altin mercenari nuk i arreston

e. d Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 21:06
Berisha: Rama dhe Beqaj fshehën letrën për pajisjen ultramoderne
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme akuzoi kryeministrin Rama dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se kanë fshehur letrën për pajisjen ultramoderne të sterilizimit. Gjithashtu Berisha u shpreh se Rama dhe Beqaj nuk u arrestuan nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por e arrestojnë ish ministrin për 120 mijë euro që ka vjedhur donacione të BE dhe jo për abuzimet me sterilizimin. Më tej Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në një betejë të pandalshme, pa kthim, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.

"Miq, u ndala në këto shembuj jo rastësisht, por vetëm për të faktuar, për të vërtetuar dhe njëherë dhe 100 herë se krimi është sundimtari i gjithëfuqishëm i këtij vendi me gjithë Edi Ramën. Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, kurrë në jetën tuaj nuk keni pasur një shans të tillë të madh që me guximin, me qëndresën, me atdhetarinë tuaj, me besnikërinë tuaj, të ngrihemi së bashku për dinjitetin tonë. Të ngrihemi së bashku për përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së sigurt të opozitës. Miqtë e mi, mos harroni kurrë se qytetarët shqiptarë janë në një agresion të egër propagande dhe censure, censure dhe propagande. Sot, me diktat lajmet mbushen me mashtrimet e Edi Ramës.

Lajmet mbushen me suksese imagjinare. Lajmet mbushen duke shpallur disfatat si arritje. Për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se narkoshteti i Edi Ramës është republika e lumturisë. Ndërkohë që narkoshteti i Edi Ramës është pushtim i egër për qytetarin shqiptar, për të rinjtë shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për të sëmurët shqiptarë. Miq, sot hajduti Rrjepaj, shikoni se çfarë deklaron, në komisionin hetimor parlamentar për shëndetësinë, të kryesuar nga zonja Vokshi, është zbuluar se drejtoria e përgjithshme e spitaleve i kishte dërguar një letër Ilir dhe Edvin Hajdutit. Çfarë i thoshte në letër për sterilizimin? I thoshte se aparatura e sjellë në vitin 2011, e blerë mbi 800 mijë euro, aparaturë ultramoderne, me një kat kushtuar vetëm asaj aparature dhe sterilizimit, përballon 60 mijë operacione në vit në të gjithë Shqipërinë.

Përballon pra dy herë më shumë se të gjitha operacionet që kryheshin në vend. Por kërkonin që të specializoheshin, sepse në të vërtetë ajo ishte një aparaturë ultramoderne, ishte një aparaturë dixhitale. Ilir Beqaj, ai hajdut kriminel, me Edi Ramën, e fshehin letrën në mënyrë që sterilizimin t’ia besonin njerëzve të tyre. Mjekut murator me dy punëtorë. Dhe Edi Rama si lëngaraq, ju kujtohet apo jo kur kalonte nga studio në studio me gërshërën me një bisht, kur u thoshte se ja me çfarë operoheshit, në një kohë kur Shqipëria dispononte mijëra e mijëra komplekse kirurgjikale. Ua them këtu, ata të kirurgjisë së fëmijëve, të praruara me florinj, të cilësisë më të lartë. Dhe i përdorte një mjek duarartë.

E fshehu dokumentin Edi Rama. Dhe çfarë ndodhi? Për sterilizimin e një seti veglash për një operacion, kostoja u rrit 83 herë. Dhe çdo vit mbi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operacion sepse spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet e sterilizuara tmerrësisht të kushtueshme. Vdiqën ose shisnin banesat, shtëpitë për t’u operuar në spitale private. Kjo ishte barbari, kjo nuk është mjekësi. E megjithatë, me gjithë këto, Altin Mercenari me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale, nuk arreston Ilir Beqën dhe Edi Ramën për këtë krim të shëmtuar, por e arrestojnë për 120 mijë euro që ka vjedhur donacione të BE. Ndaj dhe ju bëj thirrje të ngrihemi në betejë të pandalshme, pa kthim, krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, fitore, fitore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!" tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë