POLITIKE

Berisha: Rama dhe Soros dështuan! Këto 300 ditë kanë qenë ditët e betejës më intensive

n.f Përditësimi i fundit 27 Tetor 2024, 20:48
Berisha: Rama dhe Soros dështuan! Këto 300 ditë kanë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij tha se sot kanë kaluar 300 ditë që kur SPAK mori vendimin për ti vendosur masën e arrestit në shtëpi. Ai shtoi se vendosja e tij në arrest shtëpie është dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit pasi sipas tij kjo ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi.

Berisha shtoi se ata dështuan pasi këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës së tij politike. Ai theksoi se këto 300 ditë ishin ditët që ata morëm bekimin e Zotit si misionarë të vërtetë të një kauze të drejtë, kauzës së dinjitetit dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë, dhe dëshmuan se nuk ka forcë në botë që mund ti mposhtë të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që mbrojnë një kauzë të drejtë.

"Miq! Vendosja e Sali Berishës në arrest shtëpie, pasi dështuan ti caktojnë kryetarit opozitës, dhe ta shndërrojnë opozitën në një stoli të narkodiktatorit Edi Rama, kishte si qëllim të vetëm ndyrjen e tij në banesën e harresës. Por dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit, këto 300 ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi.


Ata dështuan miqtë e mi, sepse këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës time politike. Në këto 300 ditë së bashku me ju, falë mbështetjes tuaj, kam patur fatin e madh të luftoj më i motivuar se kurrë për vlerat dhe idealet fisnike që ndajmë me njëri-tjetrin, që ndajmë me shqiptarët, por edhe me njerëzit e lirë, në Shqipëri dhe mbarë botën.


Këto 300 ditë ishin ditët që ne morëm bekimin e Zotit si misionarë të vërtetë të një kauze të drejtë, kauzës së dinjitetit dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë, dhe ne dëshmuam se nuk ka forcë në botë që mund të na mposhtë ne të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që mbrojmë një kauzë të drejtë. Të dashur miq, këto 300 ditë ne së bashku nderuam luftën, betejën, misionin tonë. Zoti ju bekoftë!", tha ai.

Berisha më tej shtoi se në këto 300 ditë denoncuam si kurrë më parë dhe bëmë autopsinë e narkodiktaturës dhe narkodiktatorit, Edi Ramës. Ai tha se PD i faktoi shqiptarëve se Edi Rama është hajduti më i madh i të gjitha kohërave dhe se regjimi i tij është pushtimi më i egër i këtij vendi. Ai shtoi se në këto 300 ditë kjo dritare u del çdo natë në ëndërr, Edi Ramës dhe Linda Bashës, si porta e ferrit.

"Këto 300 ditë ne së bashku denoncuam si kurrë më parë dhe bëmë autopsinë e narkodiktaturës dhe narkodiktatorit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, qeveri, organizatës së tij kriminale Skap dhe drejtësi e re. Ne u faktuam shqiptarëve se Edi Rama është hajduti më i madh i të gjitha kohërave. Ne u faktuam shqiptarëve se Edi Rama dhe regjimi i tij janë pushtimi më i egër i këtij vendi që e zbrazi dhe boshatisi atë, duke zbatuar pikë për pikë, platformën e armiqve të egër të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç, etj.


Këto 300 ditë na kjo platformë e fjalës së lirë dhe kjo dritare, ne mbrojtëm të pamposhtur interesin kombëtar të shqiptarëve, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që janë. Këto 300 ditë miq të dashur, ju e shndërruat këtë rrugë në rrugën e tmerrit për narkoregjimin, i cili i lemerisur nga ju, dërgon çdo natë hafijet e tij që t’ju numërojë, të ju fotografojë, por ju jeni këtu në çdo kohë, në çdo stinë, të pamposhtur luftëtarë të paepur, pararendës të një fitoreje të mbarë kombit.


Këto 300 ditë kjo dritare, falë jush, u del çdo natë në ëndërr, Edi Ramës dhe Linda Bashës, si porta e ferrit. Këto 300 ditë ju krijuat këtu Rrugën e Shpresës, për mbarë shqiptarët. Krijuat këtu parlamentin, tribunën historike të fjalës së lirë, të të vërtetave të mbarë kombit," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë