Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë me mediat komentoi sërish fshirjen e fotove që kryeministri Edi Rama kishte me Aleks Sorosin.
Berisha tha se Rama shkonte familjarisht në ditëlindjet e Aleksit dhe ky i fundit shkonte në ditëlindjen e kryeministrit. Sipas Berishës, Rama i fshiu fotot për shkak se Xhorxh Soros u shpall armik në SHBA.
"Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij. I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe. Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.", tha Berisha ndër të tjera.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Jo nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, por nga Fatos Nano dhe qeveria e tij, u themelua një prokurori që quhej, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo prokurori ka dënuar me dënime për jetë krerët kryesorë të bandave në Shqipëri. Ajo prokurori lëshonte në një dorë, 53 mandate dhe ekzekutonte 47-48 prej tyre. Ajo prokurori i gjente dhe i solli nga ana e anës, kapobandat nga papafingot e Ankarasë, në Suedi, Itali e erdhën e morën dënime për jetë. Ajo prokurori po të hyni në media, nuk gjeni as regjistrime, as ç’regjistrime. Funksiononte në përputhje me ligjin. Politika në atë kohë kishte zero tolerancë ndaj krimit.
Tani vijmë te korrupsioni. Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilën e shpërbënë në mënyrën më kriminale, i nxorën një nga një vetëm se kishin dënuar banditët e PS. Kjo prokurori nuk kishte tagër dënimin kundër korrupsionit. Korrupsioni kishte një Task-Force e kryesuar nga një prokuror, por e përbërë nga prokurorë, OPGJ, agjentë të SHISH, Agjentë të agjencisë kundër larjes së parave, agjentë të tatimeve dhe doganave. Aty ishin shumë sy, aty dosjet nuk dështonin. Dhe aty që ta dini ju, ka patur në kryeministri një departament Antikorrupsion. Me qindra dosje nga antikorrupsioni i kryeministrisë, kalonin tek kjo task force. Tani të vijmë tek nivelet e larta. Ligji ndalonte në mënyrë kategorike ministrat të kishin të bënin me tenderat. Asnjë prej tyre nuk ishte kryetar i autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor drejtoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm dhe zv/ministrat.
Edi Rama kur erdhi në pushtet i mori një nga një ministrat e PD dhe gjeti zero ndër to. Nxori mis radarin, Mimi Radarin në konferencë shtypi jo nga Ministria e Mbrojtjes, por nga kryeministria doli Mimi Radari, dhe tha se Arben Imami do të shkojë në burg. Imami kishte zbatuar vetëm ligjin. Mori Myqerem Tafaj, i tha prokurori; të lutem shumë më fal, por nuk kam rrugë tjetër vetëm ta çoj. E çoi por zero. Pra nuk ka gjetur asnjë ministër. Mori Sali Berishën mbi bazën e falsitetit se i ka dhënë dhëndërriti të tij tokë publike, ndërkohë kur toka ishte e asaj familje në 10 breza, me dokumente zyrtare të qeverisë italiane të asaj kohe dhe qeverisë komuniste në 1946. Pra, nuk mund të dënosh njerëz të cilët nuk kanë bërë një krim.
U dënuan në 2 vite nga Task Force e antikorrupsionit, merrni raporte të DASH në vitet 2008-2009-2010 dhe ato tregojnë se në vitet 2008-2009 u dënuan 630 punonjës për korrupsion. U hetuan 1430 punonjës. Ndërsa në SPAK-un e Dumanit dhe Krajës janë dënuar në 2 vite gjithsej korrupsion dhe krim i organizuar 1999 persona. 3.1 herë më pak. Sepse Sorosi mbolli korrupsionin, nuk kishte këtu qëllim tjetër vetëm të konsolidohej narkoshtetit i Edi Ramës. Edi Rama e kishte vetë këtë pasion për drogën dhe krimin dhe Xhorxh Soros bëri gjithçka, dhe përdori pushtetin e çdo influencë për të ndërtuar një sistem që i atij të vijnë gjer këtu.
Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij. I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe. Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.
TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e sotme modelin e fletës së votimit për e nigrantët ose siç i e kanë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon në selinë blu një konferencë me gazetar&e...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se ...
TIRANË- Prestigjozja Bloomberg i ka kushtuar një segment arrestimin të kryebashkiakut Erion Veliaj në Shqipëri për korrupsion.&n...
Osmani MUNIH- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë sot në Konferenc&eum...
TIRANË- Një takim i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja ka ngritur pikëpyetje në...
tubimi TIRANË- Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme i kanë dërguar shkresë ministrisë së Brendshme, Policisë së...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se raporti i Fondit Mone...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shpallur i pafajshëm në gjyqin për...
PARIS- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në ...