POLITIKE

Berisha: Rama i bindur ndaj Sorosit po sjell ligjin që mohon burrin dhe gruan, për të shuar familjen shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 16:30

Berisha: Rama i bindur ndaj Sorosit po sjell ligjin që mohon burrin dhe

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të qeverisë Rama, të cilin e cilëson si “ligj që mohon burrin dhe gruan” dhe “rrezikon të shuajë familjen shqiptare”.

Berisha akuzoi Ramën se vepron nën ndikimin e Xhorxh Sorosit, të cilin ai e përshkruan si “armikun më të egër të forcave demokratike konservatore në botë”. Sipas tij, ligji i ri për barazinë gjinore përfaqëson një përpjekje për të relativizuar rolin tradicional të familjes dhe për të imponuar “ideologjitë e majta ekstreme” në shoqërinë shqiptare.

Sali Berisha: Por, nga ana tjetër, e thashë dhe në fillim, një goditje të rëndë ka marrë në SHBA Xhorxh Soros, armiku më i egër i forcave demokratike konservatore në botë. Mbështetësi kryesor i ekstremit të majtë. Në vendin e tij është akuzuar për veprimtari kriminale masive, por në Shqipëri qeveria, gjysma e kabinetit është me bashkëpunëtorë të Sorosit. Kjo është e vërteta, janë hajdutë. Ligji që vjen në parlament është ligji i poshtërimit të familjes shqiptare. Ligji që do të mohojë gjinitë njerëzore, burrë dhe grua, mashkull dhe femër. Ligji në të cilën e majta ekstremiste post-marksiste amerikane u angazhua në mënyrën më të papërmbajtur.

Këtu, Marksi nuk ka shkuar gjer aty. Këtu, Marksi që është doktrinari i terrorizmit mbi tokë, nuk ka shkuar tek gjinia. Nuk ka ai përpjekje për të ndryshuar me gjininë. Kurse, Soros me të vetët përpjekje titanike për të krijuar gjininë e tretë, apo të katërt. Dhe tani, ligji në parlament, gjoja i barazisë gjinore, faktikisht ligji i shuarjes. Gjinia, thotë Edi Rama, nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivietet dhe kontributet që një shoqëri e caktuar e konsideron për gratë dhe burrat. E kuptoni? E hoqi dhuntinë e Zotit.

E hoqi përcaktimin natyror, por tani e sjell dhe e vërtit çfarë u duket e përshtatshme. Nuk ka. Kjo përpjekje për të shuar konceptin e familjes shqiptare dhe familjes në botë siç është, prindi, baba, nëna, fëmija, do të thotë se vendin e Marksit të dikurshëm në Shqipëri e ka Xhorxh Sorosi. Dhe unë ju them ju, ne nuk duhet ta nënvleftësojmë sepse Xhorxh Sorosi ka mbështetës të fuqishëm shqiptarë dhe jo shqiptarë, që ditën dhe natën punojnë kundër opozitës shqiptare.

E shpallin opozitën shqiptare joperëndimore vetëm pse mbron këto vlera të shenjta të familjes, të atdheut dhe të kombit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë