POLITIKE

Berisha: Rama ka kryer krime ndaj njerëzimit në shëndetësi, duke nisur me onkologjikun e duke vazhduar me Covid-in

n.f Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 12:26
Berisha: Rama ka kryer krime ndaj njerëzimit në shëndetësi,
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme hapin paraqitjen e programit të PD për katër vitet e ardhshme me shëndetësinë. Berisha u shpreh se shëndetësia nga të gjitha shërbimet, degët, është më e rëndësishmja, më e lidhura direkt me jetën, me shëndetin e qytetarëve. 

Berisha u shpreh se rilindja e Edi Ramës bëri me sistemin që vendosi që sot shqiptarët të paguajnë më shumë se çdo komb tjetër për shërbimin shëndetësor nga xhepi i tyre. Ai theksoi se shqiptarët paguan nga xhepi i tyre për Covid-in 1 mijë euro për person. Sipas tij shqiptarët paguan 180 milionë euro sepse Shqipëria me dyfishin e banorëve, mbante më pak se 50 përqind të shtretërve që mbante Kosova për shtrim. 

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju mjekë, profesorë, infermierë që jeni të pranishëm në këtë sallë, por një përshëndetje dhe nderim të veçantë të gjithë bluzave të bardha, burra, gra, të rinj, të moshuar, që me përkushtim u shërbejnë shqiptarëve në të katër anët e vendit. Ne hapim paraqitjen e programit të PD për katër vitet e ardhshme me shëndetësinë.
Me shëndetësinë, për disa arsye.


E para, nga të gjitha shërbimet, degët, është më e rëndësishmja, më e lidhura direkt me jetën, me shëndetin e qytetarëve. Dhe në këtë kontekst, nuk mund të ketë asgjë tjetër më përparësi se sa ky sistem. Nuk mund të ketë asgjë më të rëndësishme për ne se sa ky sistem në programin tonë. Por ka dhe një arsye tjetër, të jemi realistë, dramatike. Rrokullisja e këtij sistemi në mënyrën më të pabesueshme. Rrokullisja e këtij sistemi me shpejtësi të madhe, pushtimi i tij nga një mafie e egër, mafia më e pashpirt që ekziston, është mafia që pushton shëndetësinë. Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këtë.


OECD ka një sistem të vlerësimit të cilësisë së arsimit, PISA, dhe në atë sistem, nga një ngjitje vertikale, sepse sistemi ynë arsimor nuk ishte cilësor, por ama me reformat e ndërmarra ne arritëm një ngjitje vertikale, të fortë. Ngjitje, e cila për hir të të vërtetës, u kthye në rënie sapo përfundoi efekti i atyre viteve. Sapo u futën në vlerësim 8 vitet e narkodiktaturës, Shqipëria pati rënien më të madhe në botë, rënien prej 69 pikësh. Iu garantoj se po të kishte një sistem të tillë për shëndetësinë, kjo rënie do tejkalonte këtë të arsimit, por me një dallim shumë të madh.
Kjo rënie nuk do ishte thjesht një rënie në cilësi, por një rënie e shoqëruar me krime kundër njerëzimit.


Rilindja e Edi Ramës, njeriu që premtoi sistem shëndetësor falas, dhe ai ekziston, sistemi britanik, nuk është se nuk ekziston në një vend, bëri me sistemin që vendosi, me korrupsionin dhe mafien që vendosi, bëri që sot shqiptarët të paguajnë më shumë se çdo komb tjetër për shërbimin shëndetësor nga xhepi i tyre. Dhe jo vetëm kaq, bëri që me qindra të sëmurë, dhe këtu qëndron krimi kundër njerëzimit, të vdesin jo nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve që do zgjasnin jetën e tyre, do i shpëtonin ato. Mungesa e ilaçeve, jo se ky vend e kishte të pamundur t’i blinte, jo, absolutisht, jo se ky vend ishte në izolim të plotë dhe nuk ia shisnin, por sepse fondet për këto ilaçe vidheshin, vidheshin dhe vetëm vidheshin.


Dhe këto janë krime kundër njerëzimit.Edi Rama, dje, tha se ajo që ka ndodhur në onkologjik është një krim i rëndë. Në krye të këtij krimi qëndron vetë ai, qëndrojnë ministrat e tij, që shënojnë rekordet më të zeza. Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve. Do të më falni, cilido që ka njohur Ilir Beqën, në rini dhe fëmijëri, e ka njohur si debil. Po, ua them haptas këtu dhe më vjen keq që flas në këtë mënyrë. Por një hajdut, siç do thoshte një punonjës i ndershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, si ky hajdut, kjo ndërtesë nuk ka pasur kurrë.


Si ajo tjetra, korba e korrupsionit, u kryen kundër njerëzimit. Shqiptarët paguan nga xhepi i tyre për Covid-in 1 mijë euro për person. Paguan 180 milionë euro sepse Shqipëria me dyfishin e banorëve, mbante më pak se 50 përqind të shtretërve që mbante Kosova për shtrim. E shndërruan vendin në një mega-spital ku njerëzit vdisnin pa marrë ndihmën dhe fshihej krimi. Në turpin dhe krimin më të madh të atyre mjekëve që pranonin fshehjen e krimit. E paimagjinueshme, por doli një ditë një mjek me ndërgjegje dhe dha shifrat. Dhe shifrat e vdekjes nga Covid-i ishin 4-5 herë më të larta se ato që jepte Ministria e Shëndetësisë. Dhe bashkëpunëtorë në krim si ajo që u bë matrapaze mandatesh, etj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë