Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se largimi i qeverisë Edi Rama nuk vjen vetëm me votë. Në një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, Berisha dha një mesazh për mediat për ta vijuar më pas mbledhjen me dyer të mbyllura. Berisha tha se revolucioni paqësor nuk është vetëm një revolucion protestash paqësore por një revolucion që nis nga mosbindja civile. Kryedemokrati tha se nëse shtatorja e Enver Hoxhës nuk do të ishte rrëzuar më 20 shkurt të vitit 1991, atëherë PD nuk do të vinte dot në pushtet.
Sali Berisha: Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë! Ne kemi një përqindje shumë të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën, kemi një përqindje që na përgjigjet, del në protestë.
Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë te ne. Nëse nuk rrëzohej shtatorja e Enver Hoxhës, të harroni se do fitonim zgjedhjet më 22 mars. Pra, duhet të japim mesazhe shumë të qarta anëtarësisë sonë, demokratëve tanë, që sakrificat më të mëdha na p… Nuk mund të ecet kurrë ‘business as usual’. Regjimi nuk rrëzohet. Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojnë mbledhjet në kryesitë e degëve, në aktivët e degëve, në takime intensive të hapura me qytetarët. Thashë dhe njëherë, kam mirëkuptim për të gjithë ata që e shohin me skepticizëm revolucionin, për të gjithë ata që ky term u duket i largët ose joreal. Por kur shoh vendin tim, që rrokulliset dhe shuhet në këtë mënyrë, secili duhet t’i shtrojë pyetjen vetes: si mund ta shpëtojë?
Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe. Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë. Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale. Njerëzit na mbështesin! Protesta të tilla nuk ka parë Shqipëria. Do të doja që këtë diskutim ta kemi të lirë, ndaj dhe mediat të na falin se ky është një takim pune me të cilin ne duhet të debatojmë lirshëm për të arritur në përfundime sa më të drejta, sa më të sakta.
Por si qëndron e vërteta? Deklarata e Berishës nuk përkon me historinë. Statuja e diktatorit Enver Hoxha u rrëzua nga mijëra protestues më 20 shkurt të vitit 1991, si shembje e simbolit të komunizmit. Por megjithatë, zgjedhjet e para pas aktit, ato të 31 marsit 1991 u fituan sërish nga Partia e Punës. PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992, një vit pas rrëzimit të statujës./Dosja.al
KINË- Krijuesi i famshëm japonez i mangave dhe animeve Leiji Matsumoto, emri i vërtetë i të cilit ishte Akira Matsumoto, ka vdekur n&...