POLITIKE

Berisha: Ramës i është dërguar ultimatumi nga BE e SHBA! Vetëm shqiptarët e shpëtojnë Shqipërinë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 14:36

Berisha: Ramës i është dërguar ultimatumi nga BE e SHBA!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë një ultimatum nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara për të mos penguar sistemin e drejtësisë.

Berisha denoncoi qeverinë për mbrojtjen e individëve të korruptuar, përfshirë Lubi Ballukun, dhe për përvetësimin e mbi 600 milionë eurove në AKSHI, duke paralajmëruar se vetëm shqiptarët mund të ndalojnë këtë “organizatë kriminale” dhe të shpëtojnë vendin.

Pyetje: Z. Berisha, kam një pyetje për sa i përket protestës. Në dy protestat e fundit, pasi keni përfunduar fjalën në podium, ju jeni larguar dhe keni shkuar drejt zyrës, ndërkohë që protestuesit i keni lënë pa liderin e tyre dhe është cilësuar si një protestë pa lider kur keni shkuar tek parlamenti.

Sali Berisha: Jo, jo, ato kanë pasur udhëheqës dhe udhëheqës shumë të fortë. E gjithë kryesia ka qenë në krye, deputetët kanë qenë në krye, ata kanë qenë të udhëhequr dhe jashtëzakonisht të sigurtë.

Pyetje: Z.Berisha, ju e dini rëndësinë tuaj në krye të protestës?

Sali Berisha: Në fakt, ju e keni parë se sa fuqishëm kanë protestuar ata. Kështu që, Sali Berisha çdo minutë ka qenë me ta dhe në ndjekje të tyre.

Pyetje: Por tek parlamenti nuk keni qenë…

Sali Berisha: Unë po them këtë që them.

Pyetje: Kam edhe një pyetje tjetër. Ju thatë se z.Rama po bën përpjekje për të mbrojtur si veten, ashtu edhe zonjën Balluku. Ka një udhëzim që juristët socialistë bashkë me ekspertë ndërkombëtarë po përpiqen për të mbrojtur anëtarët e qeverisë që të mos pezullohen nga drejtësia. A do i bashkohet PD kësaj nisme?

Sali Berisha: PD nuk do pranojë asnjë përpjekje për të krijuar mburojë ligjore për hajdutët, për organizatën kriminale të kryesuar nga Edi Rama, qeverinë shqiptare që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë.
Por kuptoj se ky ultimatum, ky paralajmërim, ky karton i zi i është treguar Edi Ramës dhe nga mbarë komuniteti ndërkombëtar. Domethënë nga BE dhe nga SHBA.

Me ftesën që i bënë Edi Ramës dhe ato që i thanë, me deklaratën që bëri këtu e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, duke kushtëzuar bashkëpunimin me Shqipërinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me heqjen dorë nga çdo pengesë ndaj sistemit të drejtësisë.
Një gjë, u them qytetarëve, nuk ka ky asnjë lloj interesi përveç mbrojtjes së krimeve të tyre.

Ky është i gatshëm të shkelmojë çdo interes të qytetarëve shqiptarë, çdo interes kombëtar, çdo interes shoqëror, gjithçka tjetër për të mbrojtur krimet monstruoze. Ky vetëm në AKSHI ka përvetësuar mbi 600 milionë euro. Mbi 600 milionë janë të zhdukura.

Dhe tani kërkon të krijojë një kompani, sigurisht nën sqetullën e tij me privatin baxhanakun, në mënyrë që të vazhdojë prapë t’u thithë gjakun shqiptarëve duke përvetësuar qindra miliona të tjera.
Shikoni rrugët ju. Çfarë është për ju rruga Qukës-Qafë Pllocë, a nuk është kjo rrugë simbol i shembjeve në të gjitha segmentet si asnjë rrugë tjetër?
Kush e ka ndërtuar këtë rrugë?

Këtë rrugë e ka ndërtuar ndërtuesi që i ka bërë Edi Ramës dhuratë pallatin në pajë. Ndërtuesi, kompania e të cilit ndërtoi pallatin në pajë në sheshin e pallateve, që nuk mund të ndërtohej, dhe ka paguar gjithçka për pallatin ai vetë, edhe regjistrimin e ka bërë në emër të vet.
Ky, si ta quajmë tani, ky që bën dhuratë pallatin në pajë, merr rrugën dhe rruga i shembet në çdo segment. Dhe ka një segment që rrugën e ndërton me 9 milionë euro për kilometër pa ura dhe tunele. Dhe rruga nga 73 milionë i shkon çmimi në 330, të tjerë thonë në 400 milionë euro.
Ato ndahen me Ramën dhe Lubinë.

Ujërat e zeza të organizatës kriminale po shpërthejnë në të katër anët.
Përveç shqiptarëve, asgjë tjetër nuk mund të shpëtojë Shqipërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?