Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rreth masës së sigurisë ndaj tij, që e detyroi të qëndronte në arrest shtëpiak për gati 1 vit. Gjatë takimit në seline blu me qëndrestarët e asaj që quhet “Rruga e Shpresës,” Berisha u shpreh se gjatë asaj periudhe edhe pse në kushte ekstreme, premtimi për fitore nuk u lënkund për asnjë çast.
Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi qëndrestarët që nuk u trembën nga qeveria e Ramës dhe mjedisi piolitik që kishte krijuar. Berisha shprehet se kryeministri Rama donte ta kthente rrugicën në një qeli politike të opozitës, por në fakt, demokratët e shndërruan në rrezen e shpresës.
Lideri opozitar i konsideron heronjë të vërtetë shqiptarë, qëndrestarë të pamposhtur përballë atyre ditëve të zeza për demokratët.
"Këtë lloj mjedisi politik, Edi Rama e kishte parashikuar për të gjithë vitin që po hynte.
Edi Rama vetë në çdo televizion, ndërsa për opozitën vetëm Facebook.
Unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë.
Premtimi im për fitore nuk u lëkund asnjë çast të vetëm, as edhe besimi im.
Por duhet pranuar.
Përballesha me një vështirësi të madhe dhe nuk e kam fjalën, me arrestin e shtëpisë. Vështirësia e ishte se me liderin e opozitës të arrestuar, Shqipëria rrezikonte të zhytej në frikë. Kjo frikë fare lehtë mund të hynte në shtëpinë e çdo shqiptari, kjo frikë mund të perhapej si epidemi, se kur shkelej ligji, kushtetuta dhe arrestohej Berisha pa asnjë provë, çfarë mund të bëhej me qytetarin e thjeshtë.
Kjo frikë miqtë e mi, do të katandiste Shqipërinë në fillim të atij viti, në një Tunizi të dytë në mes të Europës.
Mirëpo diçka e mrekullueshme ndodhi vetëm dy ditë më vonë. Diçka që tejkaloi çdo plan që kisha përgatitur për rezistencë. Diçka që parandaloi Shqipërinë që të kthehej në republikën e frikës.
Në datën 2 janar vetëm 2 ditë pas arrestimit tim, dëgjoj nga poshtë ballkoni brohorima. Dal në dritare dhe shikoj ju, qëndrestarë të pamposhtur. Dëgjoja brohorimat tuaja si hungërima luanësh dhe aty unë e kuptova; po ku i tremb gjë shqiptarët.
Ku i tremb gjë në botë demokratët.
Kush do ti trembe shqiptarët, Edi Rama.
Kush do ti trembe shqiptarët, Irena me 5 mbiemra, apo Dumani mercenar. Jo mor kurrë.
Shqiptarin e vërtetë nuk e tremb asgjë. Ja pse ju u mblodhet atë ditë ndonëse ishte një ditë pushimi, pas ndërrimit të viteve. Ja pse ju u mblodhët spontanisht atë ditë ndonëse bënë përpjekjet më ekstreme për tu frikësuar, për tu zbrapsur, për t’ju shtyrë që të dorëzoheshit.
Ja pse rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju të rinjtë, te reja, burra dhe gra, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët, kur ishin ditët më të zeza për demokratët.
Prandaj dhe vetëm pak ditë më vonë, atë rrugë ju e inaguruar si Rrugën e Shpresës.
Dhe sot 333 ditë më vonë në këtë numër të bekuar, qëndresa e rrugës së shpresës ka siguruar vendin e saj në histori të qëndresave të mëdha shqiptare.
Heronjë të vërtetë shqiptarë, qëndrestarë të pamposhtur. 333 ditë qëndruat çdo natë në ditët më të acarta, nën stuhitë më të forta, nën diellin përvëlues ju qëndruar. Ju qëndruat jo për interes, jo për servilizëm ndaj kryetarit se ju kishit gjithë botën që ju thoshte, dilni kundra tij.
Por ju qëndruar për të vërtetën, qëndruar për pluralizimin, ju qëndruar sepse frikën dhe presionin nuk do ta pranoit kurrë.
Ju qëndruar për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj.", tha Berisha.
Osmani BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel. ...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku sot zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Rama ka postuar në Facebook video nga m...
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, foli për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai tha se zgjerimi me v...
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur shkarkimi nga detyra i zv/ministres së Arsimit dhe S...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për sfidat e PD-së dhe ndikimin ndërkombëtar në politik&e...
TIRANA- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur sot lidhur me debatet në Komisionin e Shendetësisë për ligjin e kanabisit. Në...
Erisa Xhixho TIRANË- Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend...
BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas mbërritjes në Bruksel në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, k...
PRISHTINË- Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, tha se pra...
PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 20 dhjetor 2024 në Prishtinë. Ndërkohë...