POLITIKE

Berisha: SPAK mashtroi hapur kur tha se kam anuluar vendimin për letrat me vlerë 7 muaj pasi e firmosa

I.A Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 14:11

Berisha: SPAK mashtroi hapur kur tha se kam anuluar vendimin për letrat me

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen "Partizani" për të sqaruar sipas tij një nga akuzat që i është ngritur. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se edhe pse sot është aty për të folur për çështje të tjera, e pa të nevojshme të sqaronte aktpadinë ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët duke theksuar se ndaj tij janë kryer mashtrime të shumta, teksa përmendi anulimin e vendimit për letrat me vlerë 7 muaj pasi i firmosi. Në lidhje me këtë, Berisha tha se megjithëse janë paditur nga avokatët e tij nuk u hap asnjë çështje penale, kjo sipas tij është antikushtetuese dhe antiligjore.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Meqenëse e hape këtë çështje, megjithëse sot jam për çështje të tjera, më duhet të bëj një sqarim lidhur me këtë çështje. Në fletërrufenë aktpadi ndaj meje, mashtruesit publikë Dumani i pyetjes 1 milion euro dhe tre shtëpive me rrogë shteti, Kraja i vilave dhe i të shkuarës xhelat i Sigurimit të Shtetit, simotra biologjike, ndrikulla e bandave Mellonai, mashtruan, një nga mashtrimet e shumta, se Sali Berisha, siç u kujtohet, vendimin për letrat me vlerë e anuloi pas 7 muajsh pasi e firmosi. Për ta lidhur këtë sikur gjoja ky vendim që kishte dalë 1 muaj pasi familjet pronare të klubit Partizani kishin paguar mbi 90 përqind të të gjithë shumës, por për ta lidhur këtë, mashtruan publikun e thanë se ky pasi përfundoi problemi i klubit Partizani, anuloi vendimin.

E vërteta është se 7 muaj pas këtij vendimi, për sa i përket pronarëve, përdorimit të letrave me vlerë nga pronarët për të blerë, parablerë objekte të ndërtuara në pronat e tyre, nuk lëvizi asnjë germë. Mashtruan, për të mos përdorur atë term që meritojnë. Përkundrazi, ajo pikë e vendimit u la siç ishte, u ndryshua vetëm një pikë e vendimit, e cila përjashtonte përdorimin në ankand të letrave me vlerë për të tjerët.

Meqenëse ata kishin shpifur dhe mashtruar publikisht, u paditën nga avoketërit e mi, por padia Skrapi i partisë refuzoi të hapë çështje penale për skrapistët mercenarë të partisë. Së dyti, ju jeni gazetarë dhe unë u bëj thirrje të bëni një kontroll të seancës kur mercenarët e Skrapit u paraqitën në komisionin e mandateve, kur ata deklaruan se kishin ardhur pa dosje, deklaruan se jemi këtu për zëvendësimin e masave të sigurisë, pasi Berisha nuk zbatoi masat e para.

Unë nuk i zbatova se ishin antikushtetuese, antiligjore. Kurse tani të zënë ngushtë se kanë shkelur ligjin, deklarojnë se nuk shkuam vetëm për këtë. Nuk shkuan për asnjë prej tyre, se regjistrimi është zyrtar, publik. Edhe për këtë, avoketërit gjykuan se duheshin paditur. Përsëri, skrapistët e hodhën poshtë, nuk hapën çështje penale. Tani vijmë tek pyetja direkte. Do të jenë avoketërit ata që do të vendosin mbi domosdoshmërinë e paraqitjes time në seancën gjyqësore, kjo paraprake mos gaboj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë