Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti në një takim në selinë e Partisë Demokratike përfaqësues të Heritage Foundation, z. James Carafano (Këshilltar i Lartë i Presidentit për Angazhimet Ndërkombëtare), E.W. Richardson, Mario Enzler, Grace Melton dhe Richard dhe Helen DeVos nga Qendra Human Flourishing. Miqtë nga Amerika shoqëroheshin nga pastori Akil Pano dhe përfaqësues të Fondacionit për Familjen.
Heritage Foundation është një nga fondacionet më me ndikim në Washington, që ka hartuar programet qeverisëse të administratave republikane, nga Presidenti Ronald Reagan te Trump.
Kryetari i PD-së, Berisha, falënderoi Heritage Foundation për mbështetjen tejet të rëndësishme që i kanë dhënë Partisë Demokratike, që nga vitet 1990 gjer sot, dhe vlerësoi kontributin e tyre të çmuar në hartimin e politikave dhe programeve qeverisëse dhe programit të sotëm të PD-së.
Berisha vlerësoi punën e pastor Akil Panos dhe Koalicionit për Familjen dhe falënderoi Fondacionin Heritage për kundërshtimin e ideologjisë gjinore dhe angazhimin kundër pasojave shkatërrimtare të Ligjit për Barazinë Gjinore, mbështetur nga qeveria Rama, duke e kthyer Shqipërinë në një kopsht eksperimental të George Sorosit.
Berisha i informoi miqtë amerikanë për protestat studentore kundër korrupsionit, narko-shtetit, vjedhjes së zgjedhjeve, ndër më të fuqishmet në historinë e Shqipërisë, dhe theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar me të gjithë potencialin e saj në mbështetje të revoltës studentore.
Kryetari i PD-së informoi përfaqësuesit e Heritage Foundation se për Shqipërinë problemi më madhor, me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë, është narko-shteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit dhe rruga kryesore e heroinës në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe aksionarët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.
Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.
Pasojat më të rënda të narko-shtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euroja dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.
Pasoja të ngjashme shihen edhe me shokun demografik të pashembullt në historinë e vendit. Sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë në nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.
Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka reaguar në mbështetje të protestave të të rinjve dhe studentëve kundër ...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për t&eum...
Personazhe të njour publikë kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre krah studentëve, të cilët për rreth një jav&eu...
Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Moder...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u kthye të shtunën në skenën e përplasjeve të dhunshme mes protestuesve kun...
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj u është bashkuar artistëve që kanë reaguar në mbështetje të të ...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon gjak dhe viktima, t...
Rama deklaroi se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare dhe pretendoi se një grup i vogël studentësh është ndikuar nga ide ekst...
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave që po...
Media amerikane “ABC News” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, ku edhe studentët janë ngritur në revolt&e...