BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Berat, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me PD për të rrëzuar narko-diktaturën e Edi Ramës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se askujt nuk i shkonte ndërmend se mund t’i qëndronin regjimit mafioz të Edi Ramës dhe të gjitha mjeteve të tij. Lideri i opozitëz gjithashtu u shpreh se askujt nuk i shkonte ndërmend se do mund t’ia dilnin me një kryemafioz të planetit si Xhorxh Sorosi.
"Çfarë dëshmojnë këto? Dëshmojnë se ju, gra dhe burra fisnikë, jeni njerëzit e pamundurës. Këtë u faktuam ne shqiptarëve dhe botës. Askujt nuk i shkonte ndërmend se ne mund t’i qëndronim regjimit mafioz të Edi Ramës dhe të gjitha mjeteve të tij. Por ja ku është, e kemi lemeritur dhe është më i lemeritur se kurrë nga ne. Askujt nuk i shkonte ndërmend se do mund t’ia dilnim me një kryemafioz të planetit si Xhorxh Sorosi. Por ne qëndruam sado fuqi që kishte ai, ne nuk u lëkundëm se mbrojtëm ato gjëra që ne besojmë. Ne besojmë tek familja, interesi kombëtar, dinjiteti njerëzor dhe nuk u dorëzuam. Ai mori mallkimin me 5 nëntor në SHBA, ndëshkimin më të rëndë. Ne jemi në këmbë sot si parti që bëjmë të pamundurat, të mundura dhe kjo do të thotë ne jemi në këmbë si parti që përmbysim diktaturën aktuale në Shqipëri.
Rikthehemi pak, kush jemi ne? Ne jemi njerëz të tolerancës. Ne jemi parti e tolerancës. Kur unë, në një rast, jashtë imagjinatës sime, nisa Foltoren, shkruajta aty mbrapa për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Ajo ngjiste surreale se partia po përçahej dhe ajo ishte një fakt. Por unë i kisha absolutisht qëllime shumë të sinqerta. Dhe kësaj iu përgjigjët në mënyrë të shkëlqyer dhe sot jemi të bashkuar. Dhe sot jemi të bashkuar dhe dolëm me moton: të bashkohemi në diversitet. Edhe njëherë kthehemi, ADN-ja jonë është toleranca. Njeriu tolerant e pranon diversitetin, njeriun intolerant nuk e pranon diversitetin. Po të kthehemi në histori, ne përmbysëm shtatoren e satanit, fanatikët rrëmbyen armët kundër nesh. Çfarë dua të them me këtë?
Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores.
Dhe unë u them ju se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës sonë.
Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e shkatërron, po e zbraz në mënyrën më të pamëshirë këtë vend.
Por kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontribeteve tona në PD nga ’90 gjer sot, e domosdoshme, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, jo, i qëllimeve të përbashkëta, i idealeve të përbashkëta, i vlerave të përbashkëta. Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar, ftoj çdo demokrat të Beratit dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi, të lëmë mënjanë çdo lloj hatërmbetje, të kthehemi në genin tonë, në genin e tolerancës. Jemi demokratë, na bashkojnë vlerat, nuk jemi inatçorë, nuk na udhëheqin inatet. Sepse duhet të bëjmë këtë që të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores. Dhe hapi tjetër më i madh është të bashkohemi me qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë. Të krijojmë frontin e gjerë," tha Berisha.
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë t&e...
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, është tërhequr nga trupa që shqyrton çështjen e kreut...
foto ilustruese ITALI- Dhoma e ulët e parlamentit italian ka miratuar zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Re...
FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Sali...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar t&...
TIRANA- Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli për “Paketën e Maleve...
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Fierit. Shkak për këtë vizitë ë...
TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaci...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme në orën 14:00. Mësoh...
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot i pranishëm në prezantimin e programit për inf...