POLITIKE

Berisha: U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv kryesor

E.D Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 21:19

Berisha: U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij

GJIROKASTË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastra premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, nuk do ketë më shkolla me turne dhe klasa me më shumë se 25 nxënës. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se nxënësit shqiptar ndodhen në këto kushte pasi arsimi, shëndetësia, dhe rrugët, u bën objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Më tej Kryedemokrati tha se të rinjtë nuk do kenë mesatare për universitet, dhe me përfundimin e studimeve, punësimi i tyre do jetë përparësi absolute e PD-së

"Dhe ne jemi këtu me këtë program. Ndaj dhe ne programin tonë e nisim në radhë të parë tek dhembshuria njerëzore. Ne jemi komb bamirës. Ne e kemi virtyt bamirësinë. Por është i pashpirt shteti që i lë burrat dhe gratë që kanë shkrirë jetën e tyre të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet, me një pension qesharak.
Është i pashpirt shteti kur merr prej tyre taksa 8 miliardë dhe 760 mijë qytetarëve u jep 16 milionë. Është i pashpirt shteti që nuk mendon se ato familje të cilat u japin dy vakte ushqim fëmijëve, ato janë subjekt sëmundjesh dhe shumë e shumë të këqijash të tjera. Atëherë ne do e fillojmë këtu me programin tonë.

Ne kemi përcaktuar minimumin jetik si emergjencë të emergjencave. Çdo shqiptar 200 euro. Çdo pensionist 200 euro. Nga 760 mijë pensionistë, mbi 560 mijë marrin më pak se 170 mijë lekë se janë me pension të pjesshëm. Do marrin 200 euro. Të gjithë të papunët, 200 euro. Të gjithë personat në ndihmë ekonomike, 200 euro. Të gjithë burrat dhe gratë që nuk kanë asnjë lloj sigurimi, do marrin 200 euro. Të gjithë jetimët do marrin 200 euro.
Të gjithë studentët me bursë do marrin 200 euro. Miqtë e mi, secili nga ju, pyet se ku do gjenden këto para?
Unë u garantoj ju se këto para janë që të gjitha. Unë po përgjigjem si ish-kryeministër. Së pari, atë buxhet, morali dhe ligji të detyron që më së pari paratë t’ua kthesh atyre që ua ke marrë, dhe ai buxhet i tëri përbëhet nga taksat tuaja.

Dhe se kemi parasysh këtë parim, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam ndihmën ekonomike. Pra, nuk është parim shqiptar ky, nuk është parim i Sali Berishës ky, ky është parim i çdo qeverie të përgjegjshme. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lekë. Pensioni në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë.
Sot Mali i Zi pensionin e ka 450 mijë lekë. Po pse e ka? Sepse kryeministri i Malit të Zi, dhe po kështu i Maqedonisë, Serbisë, Kosovëës, çdo kryeministër zbaton parimin, paratë qytetarëve, rroga dhe pensione.
Kurse kjo qeveri nxori teorinë se fondi i pensioneve aq është, dhe se po të marrim nga buxheti për pensionistët, biem në greminë. Po si nuk ra Mali i Zi, Serbia, Maqedonia në greminë? Jo miq, këta i vjedhin paratë.

Dhe u them unë ju, në ato miliarda që kanë vjedhur në veprat publike që nuk i kanë ndërtuar, apo i kanë vlerësuar 10 herë më shtrenjtë se kushtojnë, janë paratë e pensioneve tuaja, rrogave tuaja. Dhe kjo merr fund.
Përparësi absolute kthimi i parave tek ju. A mund të bëhet fjalë për Gjirokastër madhështore kur shkollat mbyllen njëra pas tjetrës, kur universiteti bie çdo vit, kur spitali që ka pasur mjekë të shquar, mjekë të zot, mjekë të shkëlqyer, sot për apandesit duhet të shkosh në Tiranë të operohesh. Jo miq, ne do bëjmë gjithçka që qytetari të ketë shërbimin shëndetësor që meriton. Do bëjmë çdo gjë që ju ilaçet të mos u mungojnë. Dhe të keni ilaçe të të njëjtit standard që ka Greqia, që ka Italia.

Qëndrojmë përsëri tek ata që janë më në nevojë. Karta e konsumatorit, rrogëulëtit dhe nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro, pensionistët, të papunët do të marrin kartën e konsumatorit me të cilën do blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët. Ato para do u kthehen në vit dhe janë rreth 450 euro. Pra a nuk është ky një çlirim nga varfëria ekstreme e këtyre qytetarëve? Shoqëria bëhet më e drejtë. Ilaçet, lista e republikës italiane do jetë lista që do firmoset muajin e parë të qeverisë së ardhshme. Pra, në këtë mënyrë ne ndahemi nga mjerimi, nga varfëria e skajshme. Ne do rivendosim arsimin si kusht që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkolla të mira.
Vojsava të falënderoj shumë për guximin që tregove.

Respekti ynë, i të gjithë këtyre qytetarëve për mësuesit dhe mësueset është i pakufishëm. U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv që do mbahet si kusht për të ngritur arsimin. U garantoj ju se brenda 4 viteve, nuk do ketë klasë në Shqipëri me më shumë se 25 nxënës. Nuk do ketë turne. Po vij nga Saranda, shkollat me dy turne. Kudo. Nuk ka sepse arsimi dhe shëndetësia, rrugët u bënë objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Ndaj dhe vetëm duke rivendosur arsimin në piedestalin e vet, Shqipëria, Gjirokastra do ecin në rrugën e madhështisë. Të rinjtë, nuk do ketë mesatare për në universitet.

Me përfundimin e studimeve, punësimi juaj do të jetë përparësi absolute. Çdo punëdhënës do i paguhen sigurimet shoqërore për ju një vit dhe ju do u garantohen kredi të buta për të ngritur startupe, grante për të siguruar çatinë. Çdo çift do marrë kredi. Për çdo çift një çati. Do paguhet bonus 70 euro për fëmijën e parë.
60 euro për fëmijën e dytë. Çdo shpenzim nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë. Ne do bëjmë gjithçka t’i rikthejmë kombit rininë. Ne do bëjmë gjithçka të sjellim kombin shqiptar në moshën e rinisë së tij," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë