POLITIKE

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

M.B. Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 14:20

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para selisë blu se ai u arrestua sepse mbrojti interesin kombëtar dhe se ishte antikorrupsioni i shqiptarëve. Berisha po ashtu tha se u përpoqën të blejnë heshtjen e tij por këtu, tha ai, tani u bënë qesharakë me veten e tyre. Gjithashtu ai tha se në këtë kohë krizash të vlerave, mbështetësit e tij mbrojtët çdo traditë shqiptare. Sipas tij, kjo fitore ka rëndësi edhe për ata që vijnë pas, për të ardhmen. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mashtruan se Sali Berisha është i korruptuar. Po hetimi trevjeçarë nxori se Berisha u arrestua pikërisht se mbrojti interesin kombëtar, u arrestua pikërisht se ishte antikorrupsioni i shqiptarëve. Sepse provat e vetme që gjetën ishin bamirësi të vajzës sime ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe dhe pagesat që ajo kishte bërë për shërbime mjekësore për mua, të gjitha të deklaruara. U përpoqën të blejnë heshtjen e Sali Berishës, po këtu tani u bënë qesharakë me veten e tyre.

A mund të blihet heshtja e Sali Berishës? Kurrë! Kërkuan ta zhysin Shqipërinë në terrin e narkodiktaturës. Por ne ndriçuam çdo natë në Rrugën e Shpresës. Dhe nga sot, dritën e kësaj rrugë do ta përhapim sepse Shqipëria duhet të jetë vend i shpresës dhe kombi ynë duhet të jetë kombi i shpresës dhe jo kombi i krimit dhe i narkotrafikut!

Por ka dhe një arritje tjetër, edhe më të madhe se këto që ne kemi arritur bashkë. Kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për ne, vetëm për të tashmen. Kjo fitore ka rëndësi edhe për ata që vijnë pas nesh, për të ardhmen. Kjo arritje do iu shërbejë brezave të ardhshëm shqiptarë, si një trashëgimi e vyer kur ne të mos jemi më, si një burim inspirimi. Kjo arritje do u jap dritë atyre në momente të zeza si këto që kaloi Shqipëria këto vite. Kjo arritje është se ne shqiptarët nuk e deleguam kurrë ndërgjegjen!

Nuk pranuam të na caktonin kryetarin. Nuk pranuam mashtrimin për të vërtetë. Jo, miqtë e mi, kurrë! Në këtë kohë krizash të vlerave, ju mbrojtët çdo traditë shqiptare, që na kanë mbajtur gjallë ne shqiptarëve ndër shekuj! Ju qëndruat. Me guxim. Me vendosmëri! Me këmbëngulje! Për ato grusht vlerash që e bëjnë njeriun të civilizuar. Për dinjitetin e njeriut. Për familjen. Për demokracinë. Për interesin e kombit! Prandaj dhe sot jemi më pranë se kurrë me triumfin tonë. Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet. Jemi më pranë se kurrë, në misionin tonë, për shpëtimin e Shqipërisë.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë