POLITIKE

"Betejë kundër perandorisë së Sorosit!" Berisha: Kam besim se mosbindja civile është rruga e vetme fitimtare 

M.B. Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2024, 13:05

"Betejë kundër perandorisë së Sorosit!" Berisha:

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ka besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare. Berisha tha se beteja për opozitën zhvillohet në Shqipëri dhe zhvillimet globale si fitorja e Trump në SHBA, janë një motiv edhe më i madh. Sipas tij, 'perandoria' e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, duke shtuar se ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri.

Po ashtu Berisha tha se Amerika shpëtoi nga vota e qytetarëve, por edhe ndikimi i saj kulturor, është një superfuqi në botë, ndërsa shtoi se agresioni i vërtetë kulturor merr fund me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në përpjekje të paimagjinueshme, vendi i madh i lirisë që kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndërmori përpjekjet, masat më absurde, më antidemokratike vetëm e vetëm që të shndërronte opozitën shqiptare në një shtojcë të narkodiktatorit Edi Rama. Njerëzit flasin me të drejtë sepse e kanë dëgjuar dhe e dinë sanksionimin e Sali Berishës, por qindra prej jush u sanksionuan vetëm për mbështetjen që i jepni Sali Berishës, mbështetjen që i jepni të vërtetës.

Kështu që kjo dallgë, që për fatin më të keq kësaj here vinte nga përtej Atlantikut, theu qafën, do të përdor një term shqiptar, në brigjet e Atlantikut përsëri. Amerika u rikthehet vlerave. Ata u përpoqën të tjetërsojnë individin, identitetin e njeriut, ata morën ndëshkimin që meritonin nga qytetarët amerikanë. Mos harroni se kjo zëvendëspresidente shndërroi në politikat e saj shtetërore ndryshimin e gjinisë njerëzore dhe perversitete të tjera, rrënimin e familjes, shndërrimin e prindërve në numra. Pra, tejkaloi edhe parashikimet marksiste të kohës me këto idera. Në këtë kontekst, Amerika shpëtoi nga vota e qytetarëve, por edhe ndikimi i saj kulturor, Amerika është një superfuqi kulturore në botë, një agresion i vërtetë kulturor merr fund me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

Natyrisht të dashur miq, beteja për ne zhvillohet në Shqipëri dhe këto zhvillime janë një motiv edhe më i madh për ju që mbrojtët në kushte shumë të vështira të një presioni të paimagjinueshëm, brenda dhe jashtë vendit, vlerat që besoni, sot duhet të ngriheni përsëri në një nivel më të lartë se ç’jeni për mbrojtjen e tyre, triumfin e tyre në Shqipëri. Sepse nëse perandoria e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri. Unë kam besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare në betejën kundër saj.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë