Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...

“Bashkë Fitojmë” ka denoncuar sot shkeljet e bëra në Elbasan që ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve.
Sipas Blendi Himçi kryetarit të Berishës në Elbasan, administrata ka ushtruar presion ndaj qytetarëve, ndërkohë që policia ka zgjedhur të jetë krah mazhorancës dhe të përdorej prej saj.
Ai u shpreh se do publikohen emrat e zyrtarëve të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve dhe se provat do të dërgohen në SPAK, SHBA e BE.
Deklarata e plotë:
Prej datës 14 janar 2023, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar në të gjitha format masakrën që po përgatitej për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Elbasanit.
Përdorimi i resurseve publike prej kryetarit në detyrë të bashkime, shpërndarja e ndihmave ushqimore me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë, presioni ndaj administratës publike nëpërmjet plotësimit të formularëve të patronazhimit, përdorimi i asfaltit elektoral pa procedurë tenderimi, përdorimi i Policisë Bashkiake si mjet shantazhi,
fluksi i ndërtimeve pa leje, neglizhenca me qëllim e autoriteteve bashkiake, angazhimi i drejtpërdrejtë i drejtuesve të institucioneve publike në blerjen e votës, etj, ishin një kambanë alarmi për masakrën që po përgatitej kundër zgjedhjeve të lira.
Policia e Shtetit, në vend të reagimit ndaj këtyre fenomeneve antiligjore dhe antikushtetuese, zgjodhi të rreshtohet në krah të pushtetit dhe të përdorej prej tij. Shantazhi ndaj veprimtarëve të Partisë Demokratike u kthye në një shqetësim real në ditët e fundit të fushatës elektorale. 3 drejtues të Partisë Demokratike (Aurel Bylykbashi, Doriano Koldashi, Maik Elezi), dhe një kandidat për Këshillin Bashkiak (Franko Hakija), u ndoqën dhe u shoqëruan prej efektivëve të Policisë së Shtetit në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndaj tyre nuk kishte asnjë indicie për kryerjen e veprave penale, përveç faktit që ishin të angazhuar me krah të opozitës dhe Partisë Demokratike.
Kontrolli, pa asnjë mandat, dhe për më tepër në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen ‘Skënderbej’ ishte akti i fundit i Policisë së Shtetit në shërbim të plotë të Partisë Socialiste.
Të gjitha këto akte ishin paralajmërime për atë që do ndodhte ditën e zgjedhjeve. Cenimi i të gjithë procesit zgjedhor u finalizua më 14 Maj.
Shantazhi i votuesve u bë i drejtpërdrejtë ditën e zgjedhjeve, në hyrje të të gjitha qendrave të votimit. Të gjithë drejtuesit e institucioneve u vendosen në rresht para të gjitha qendrave të votimit dhe shantazhonin votuesit për të votuar Partinë Socialiste. Operatoret e PEVN, në shkelje të plotë të funksioneve të tyre dhe fshehtësisë së votës, shoqëronin votuesit përgjatë kryerjes së votimit.
Shpresa se, votimi elektronik do të siguronte një proces transparent e të sigurt, u vra. Për fat të keq edhe ky mekanizëm i fundit i mbrojtjes së lirisë së votës u kthye në vegël manipulimi në favor të Partisë Socialiste. Më shumë se 20 raste u raportuan për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësit nga Pajisja Elektronike e Votimit. Publikisht, sekretari i një KQV denoncoi se si kishte votuar kandidatin Luçiano Boçi dhe pajisja kishte printuar votën në favor të kandidatit Gledian Llatja.
Ky manipulim u bë edhe më i qartë në ZAZ 47, në Qendrat e Votimit 2481/1 dhe 2483, në të cilën prej KZAZ, në flashin e PEVN, është lexuar tjetër rezultat nga ai i raportuar nga sistemi.
Të gjitha këto shkelje tregojnë qartë se si makineria shtetërore u vendos në shërbim të plotë të manipulimit zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit.
Ne po punojmë për dokumentimin e të gjitha shkeljeve, të cilat po dorëzohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike ku është ngritur një grup pune për krijimin e databazës së manipulimeve.
Këto gjetje do të çohen në SPAK dhe do t’i nisen ODHIR dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Bruksel dhe Uashington.
Ne nuk lejojmë që vullneti i elbasanasve apo shqiptarëve të shtrembërohet.
Kërkojmë një të drejtë që e kemi fituar që në vitin 1991: të zgjedhim të lirë!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) mandatoi Benet Becin, mbështetur nga Partia Socialiste, si kryetar të bashkisë së Shkodrës. Ko...
Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Benet Beci dhe fituesi i Big Broth...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot dy projektligje, atë për disa ...
Deputeti Gazment Bardhi është zgjedhur kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Enkelej...
Opozita dhe mazhoranca në Komisionin e Ligjeve kanë rënë dakord për rritjen e pagave për punonjësit e administratës pu...
Kryeministri Edi Rama pritet të nis sot një tur falenderimi në të gjitha bashkitë ku PS fitoi më 14 maj. Ashtu sic e kishte par...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi nisi të enjten procesin e certifikimit të rezultateve për zgjedhjet vendore të ...
Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme ditën e hënë në orën 13:00 për tu vlerësuar me masën e sigu...
LEZHË- Arilda Lleshi, një aktiviste e angazhuar në fushatë kundër kryebashkiakut të sapozgjedhur Pjerin Ndreu denoncon se familj...
TIRANË- Fatos Lubonja thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka ardhur si pasojë e një blerjeje masive të votës. ...