POLITIKE

BIRN: Edi Rama dhe Erjon Veliaj "monopolizojnë" mediat audiovizive kombëtare

r.ll Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 21:22
BIRN: Edi Rama dhe Erjon Veliaj "monopolizojnë" mediat
edi rama

TIRANË- Kodi i Transmetimit të Mediave Audiovizive në Shqipëri thekson se informacioni i transmetuar nga ofruesit e shërbimeve audiovizive duhet të jetë i ‘vërtetë, i saktë, i balancuar dhe i verifikuar.’ Por, në praktikë, ky parim nuk respektohet. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për një periudhë 1-vjeçare, të analizuara nga BIRN, tregojnë se hapësira mediatike në televizionet dhe radiot kombëtare dominohet nga një grup i vogël aktorësh politikë.

Të dhënat tregojnë se sinkronet e aktorëve nga mazhoranca socialiste përbëjnë 2/3 e minutazhit total në 4 televizionet dhe 4 radiot me licencë kombëtare. Ndërkohë, sinkronet nga aktorët e dy partive të mëdha politike – Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë – zënë më shumë se 91% të kohës totale në këto media.

Partia e Lirisë, e udhëhequr nga ish-presidenti Ilir Meta, vjen e treta me 3% të minutazhit, ndërsa të gjitha partitë e tjera së bashku përbëjnë pak më shumë se 6%. Të dhënat e AMA-s tregojnë gjithashtu se një pjesë e madhe e sinkroneve në mediat audiovizive i atribuohen kryeministrit Edi Rama, i ndjekur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj – dy aktorë politikë që rrallë herë i japin qasje të pavarur mediave dhe shpërndajnë në mënyrë të rregullt sinkronet e tyre të parapërgatitura.

Vetëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përbëjnë 27% të kohës totale në operatorët me licencë kombëtare, qoftë radio apo televizione, duke u ofruar këtyre të fundit një epërsi në komunikimin e drejtpërdrejtë ose propagandues me publikun, pa filtra editorialë.

Sipas raportit mbi Pronësinë e Medias në Shqipëri për vitin 2023, të hartuar nga BIRN dhe Rregjistri Global i Mediave, katër televizionet kombëtare në vend, përfshirë Klan TV, Top Channel, Vizion Plus dhe RTSH, kontrollojnë 73.6% të audiencës televizive pa pagesë. Raporti thekson se politikat editoriale të këtyre mediave ndikohen nga interesat politike dhe ekonomike të pronarëve, të cilët kanë biznese të tjera në tregje të rregulluara, si ndërtimi, telekomunikacioni, tregtia e hidrokarbureve dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshme.

Gjatë periudhës 1-vjeçare, midis gushtit 2023 dhe gushtit 2024, katër televizionet kombëtare i dhanë rreth 108 orë transmetimi sinkroneve të 202 aktorëve kryesorë institucionalë dhe politikë të vendit. Gjysma e kësaj kohe televizive, ose 52% e totalit, shkoi për deputetët e Kuvendit, të ndjekur nga kryeministri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar me 24%, përfaqësuesit e pushtetit vendor me 14% dhe përfaqësuesit e partive politike me 7%.

Megjithatë, kur të dhënat analizohen më nga afër, pjesa dërrmuese e kësaj kohe televizive i shpërndahet një numri të kufizuar aktorësh. Kryeministri Edi Rama dominon me afërsisht 17% të kohës televizive të sinkroneve, i ndjekur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, me 11% dhe kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, me 9%. Pas Berishës vijnë dy anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, Taulant Balla dhe Belinda Balluku.

Në mesin e partive politike, dominon Partia Socialiste me 62% të kohës televizive, e ndjekur nga Partia Demokratike në opozitë me 30%. Ndër aktorët e pushtetit vendor, 82% e kohës televizive i shkon kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ndjekur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe Ilir Alihmemeti, përfaqësues i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shifrat e shpërndarjes së minutazhit janë të ngjashme edhe në katër radiot kombëtare në vend, përfshirë Radio Tirana, Radio Klan, Top Albania Radio dhe Club FM. Sipas të dhënave të AMA-s, në radio 67% e sinkroneve shkuan për aktorët e mazhorancës dhe 30% për ata të opozitës. Subjekti me minutazhin më të lartë të sinkroneve në radio mbetet kryeministri Edi Rama, me 16% të minutazhit total, i ndjekur nga Taulant Balla dhe Erjon Veliaj.

Sa i përket ndarjes mes pushteteve, deputetët e Kuvendit përbëjnë 44% të sinkroneve në radio, përfaqësuesit e qeverisë 35%, pushteti vendor 10%, ndërsa pjesa e mbetur ndahet midis Presidentit dhe institucioneve të pavarura./Reporter.al

edi rama erjon veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë