POLITIKE

BIRN: Erion Veliaj ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 17:44

BIRN: Erion Veliaj ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja

Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj paditi të hënën në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, duke futur në ngërç planet e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në kërkesën dërguar Gjykatës Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë me argumentin se bie në kundërshtim me parimet kushtetuese për një proces të drejtë dhe të bazuar në ligj. Veliaj gjithashtu pretendon se “shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pas një votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës më 23 shtator, ku përfaqësuesit e majtë dhe të djathtë bashkuan votat për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por sipas nenit 115 të Kushtetutës, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi ankimin e Veliajt. Juristi Jordan Daci sugjeron se ankimimi në Gjykantën Kushtetuese e pezullon vendimin e qeverisë dhe Veliaj ligjërisht vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës deri në hyrjen në fuqi të vendimit të kësaj gjykate për çështjen në fjalë.

“Automatikisht pezullohet akti i shkarkimit,” tha Daci, duke e quajtur vendimin e qeverisë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.

“Këshilli i Ministrave nuk është një noter i propozimit të Këshillit Bashkiak, por ka detyrim të analizojë kriteret për shkarkim dhe duhet të respektohet procedura ligjore për çdo shkarkim të kryebashkiakëve, si e drejta për t’u dëgjuar, verifikimi i shkeljeve të rënda ligjore,” shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama udhëzoi këshilltarët socialistë që të ndërmerrnin procedurën e shkarkimit të Veliajt me justifikimin e një emergjence për drejtimin e bashkisë dhe shpalli si kandidaturë pasuese, Olgerta Manastirliun. Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi nëse lëvizja e Veliajt pezullonte planet e tyre për zgjedhje të reja. E pyetur nga BIRN, Presidenca tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për vakancën në bashkinë e Tiranës. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në çdo rast ai vihet në lëvizje nga një dekret i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja të pjesshme.

Veliaj hyri në politikë pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99, një parti që nuk arriti të fitojë mbështetje në zgjedhjet e vitit 2009. Më pas iu bashkua Partisë Socialiste kur kjo e fundit ishte në opozitë. Ai u bë ministër në vitin 2013 dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015 — çmimi më i madh në politikën shqiptare që mund të ëndërrojë një politikan i ri — një pozicion i fuqishëm, i lakmuar dhe me pak mekanizma kontrolli. Gjatë një dekade në pushtet në Tiranë, ai përjetoi momente të vështira, përfshirë disa hetime ku prokurorët nuk arritën të gjenin prova për korrupsion apo abuzim me pushtetin.

Pozicioni i Veliajt në Partinë Socialiste si pasardhës i mundshëm i Ramës u forcua pas rënies në vitin 2017 të Saimir Tahirit, një prej rivalëve të tij kryesorë. Ndërkohë, në korrik 2023, një email komprometues mbërriti në postën elektronike të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që përmbante informacion implikues.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u inicua procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak.

Neni 115

1.  Organi  i  zgjedhur  drejtpërdrejt  i  njësisë  qeverisëse  vendore  mund  të  shpërndahet  ose  të  shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve ;

2.Organi i  shpërndarë  ose  i  shkarkuar  mund  të  ankohet  në  Gjykatën  Kushtetuese  brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet;

3.Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit  të  Këshillit  të  Ministrave  nga  Gjykata  Kushtetuese,  Presidenti  i  Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë