POLITIKE

BIRN: Hilet procedurale të socialistëve ngrenë shqetësim për transparencën e Kuvendit

r.ll Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 19:26
BIRN: Hilet procedurale të socialistëve ngrenë shqetësim
pamje nga seancat plenare

TIRANË- Mazhoranca socialiste votoi të enjten në seancë plenare, me 68 vota pro dhe 21 kundër dhe 2 abstenim, projektligjin që i hap rrugën shembjes së pronave publike për interesa private.

I gjithë procesi parlamentar i ndryshimeve ligjore në aktin normativ të vitit 2008 me titull “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…,” u kontestua nga opozita si jotransparent dhe klientelist.

Nisma fillestare e deputetit Eduart Shalsi, që synonte kalimin e funksionit nga Ministria e Financave tek ministria përgjegjëse për Ekonominë , u transformua kryekëput në komisionin e Ekonomisë të mërkurën, duke i hapur dritën jeshile shkëmbimit apo shembjes së pronave publike në rastet kur këto të fundit pengojnë projekte private.

Propozimet  erdhën nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Alban Xhelilaj dhe nuk iu nënshtruan konsultimit publik e as atij institucional, dhe nuk u botuan në faqen zyrtare të Kuvendit deri ditën e votimit në seancë.

Pavarësisht këmbënguljes së opozitës për ta tërhequr projektligjin dhe për t'ia nënshtruar atë një konsultimi paraprak socialistët nuk u tërhoqën. Po, votimi i këtij projektligji nuk është procesi i parë parlamentar i kontestuar si jo i rregullt.

Disa javë më parë, një projektligj shumë i rëndësishëm që bënte ndryshime thelbësore në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”, u ndryshua në minutën e fundit pa konsultim dhe pa transparencë sipas një drafti-propozimesh që solli qeveria në komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin. Organizatat e shoqërisë civile ishin thirrur në dëgjesa për një draft fillestar të deputetëve dhe jo për versionin final që u miratua në Kuvend.

Një taktikë e ndjekur nga deputetët socialistë që duket se luan me kufijtë e ligjores, por që dukshëm nuk synon të jetë transparente dhe shmang përfshirjen e grupeve të interesit, publikun e gjerë dhe institucionet e tjera, është ndjekur dhe në projektligje të tjera gjatë muajve të fundit.

Për ekspertët këto praktika tregojnë mungesë përgjegjshmërie të institucionit të Kuvendit, shkelje të procedurave të rregullta parlamentare dhe hedhin hije dyshimi për konflikt interesi apo lobingje të tjera që lidhen me ndryshimet ligjore të kaluara në këtë mënyrë.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, i tha BIRN-it se, “këto nisma që paraqiten si nisma deputetësh, s'kanë plotësuar standardet minimale të llogaridhënies e transparencës publike”.

“Kemi të bëjmë me nisma që dyshohet të jenë në konflikt interesi, dyshohet të jenë produkte të lobingjeve dhe interesave financiare të grupeve të caktuara dhe që kanë shkelur dukshëm procedurat parlamentare”, shtoi ai. Sipas Krasniqit një procedurë normale, demokratike dhe transparente do të duhej të kalonte fazën e konsultimit me publikun dhe me institucionet.

Duke iu referuar projektligjit të fundit që i hap rrugë shembjes dhe shkëmbimit të pronave publike, ai beson se konsultimet duhej të bëheshin me të gjitha institucionet që përfshihen në rastin konkret si; Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë, apo institucionet që merren me çështje të pronësisë, por dhe organizmat partnere të Bashkimit Europian, që mbulojnë këto problematika.

“Fakti që ka injoruar çdo aktor ka kaluar limitet e asaj që quhet arroganca e pushtetit dhe lidhet me interesa elektorale”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM mendon se Kuvendi është para sfidave të rëndësishme që lidhen pikërisht me rritjen e integritetit ligjbërës.

“Aktualisht, sfidat më të rëndësishme për legjislativin shqiptar janë dy ; së pari rritja e përgjegjshmërisë së institucionit dhe integritetit të procesit në kuadër të funksionit parësor të tij, atij të ligjbërjes dhe së dyti, forcimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit”- i tha ai BIRN-it.

Sfida e parë, sipas Vurmos, “qartësisht ka të bëjë me një nga “hiletë” e përdorura ndër vite edhe më parë për të ‘trafikuar' pa konsultime dhe jashtë vëmendjes publike dispozita të caktuara në ligje për t'iu shërbyer interesave të dyshimta”.

Vurmo beson se kjo problematikë do të shmangej me ndryshime ligjore që sanksionojnë konsultim publik dhe për nismat e deputetëve dhe më tej një procedurë më transparente të hartimit të ligjeve nga ana e qeverisë.

IDM ka kërkuar adresimin e këtij ‘boshllëku ligjor”, duke kërkuar që, “edhe amendimet e deputetëve t'i nënshtrohen detyrimisht konsultimit publik”.

Nga ana tjetër IDM rekomandon që, “për të parandaluar ligjet me porosi të rishikohet rregullorja e Këshillit të Ministrave për të integruar dispozita të elaboruara që rrisin integritetin dhe transparencën e procesit të hartimit të projekt-ligjeve dhe projekt-vendimeve.

“Pasi aktualisht ky proces kaq i rëndësishëm ‘rregullohet' vetëm me një gjysmë dispozite e cila sanksionon vetëm një parim (krejtësisht të gabuar në këtë rast) – atë të konfidencialitetit”, përfundoi Vurmo./Reporter.al

kuvendi i shqiperise ligji per pronat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë