Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, zgjodhi të martën Alfred Pezën si drejtorin e ri të Përgjithshëm, një ish-deputet dhe ish-zëdhënës politik i Partisë Socialiste.
Edhe pse votimi ishte i fshehtë, Peza u zgjodh me votat unanime të nëntë anëtarëve të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku u votua mes katër kandidaturave për këtë post drejtues. Kandidatët e tjerë në garë ishin Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti.
Ligji për Median Audiovizive i pengon funksionarët politikë që të kandidojnë për kreun e televizionit publik, duke mos lejuar kandidimin e atyre që kanë qenë deputetë apo kandidatë për deputetë në dy legjislaturat e fundit, anëtarë partish apo organizatash politike, apo të zgjedhur në pushtetin vendor.
Këshilli Drejtues pretendon se Peza i plotësonte këto kritere, ndonëse më parë ai është angazhuar si deputet dhe më pas si sekretar i Marrëdhënieve me Mediat dhe Shoqërinë Civile deri në shtator 2021.
‘Nuk ka qenë deputet në dy legjislaturat e fundit,’ tha Leka Bungo, kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. I pyetur nga BIRN për angazhimin e Pezës në PS, Bungo tha: ‘ka sjellë dokument që vërteton se nuk është anëtar i PS-së’.
Peza e nisi karrierën si gazetar dhe drejtues mediash në fillim të viteve ’90, për t’u angazhuar politikisht në vitin 2013 me Partinë Socialiste, kur u zgjodh deputet i saj në zonën e Peqinit.
Gjatë legjislaturës 2013-2017 ai mbajti poste politike në parti si zëdhënës dhe më pas sekretar dixhital i votuar nga Asambleja e partisë. Në vitin 2017, Peza nuk u rikandidua në listën e PS-së, por vazhdoi të ushtronte poste politike.
Gara për drejtorin e ri u hap në fund të majit, pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Enkelejd Joti./Reporter.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Qershor14:19
Mblidhet Këshilli i Sigurimit, Begaj: Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar
Prej pak minutash ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të thirrur një ditë më parë nga Presidenti i Rep...
POLITIKE
13 Qershor13:00
Fredi Beleri, ende në burg, Ish-ambasadori grek: Zyrtarët në Tiranë duhet të shqetësohen, sepse rruga drejt BE…
Alexandros Mallias, ish-ambasador i Greqisë në Uashington, Shkup dhe Tiranë, ka shkruar një opinion ditën e sotme në gazetë...
POLITIKE
13 Qershor10:00
"Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit te PD-së"/ Kush është i pari që konfirmon futjen në garën e 29 korrikut
Pak ditë më parë në një mbledhje maratonë Kryesia e PD-së vendosi se më 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për...
POLITIKE
12 Qershor17:00
PD në kaos/ Grupimi i Bashës vendos: Kryetarëve të degëve t'u zgjatet mandati, s’ka nevojë për kryesi për ta miratuar
Tetë anëtarë të kryesisë që votuan për zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit korrik kanë kërkuar q&eu...
POLITIKE
12 Qershor14:00
Mustafa Nano prezanton kandidaturën e për ambasador në Zvicër, Gjekmarkaj: Dëshiroja dikë me eksperiencë, jo një anonim
Mustafa Nano, kandidat për ambasador i Shqipërisë në Zvicër, ka dalë sot para Gjatë fjalës së tij në Komisio...
POLITIKE
11 Qershor22:56
E përkrahni draftin e Ramës për Kosovën? Presidenti Begaj shmang pyetjen: Gëzuar festën!
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zgjedhur të mos komentojë draftin e dërguar nga kryeministri Rama për Asociacionin.
Tek...
POLITIKE
11 Qershor22:20
Kryesia doli kundër grupit parlamentar për zgjedhjen e kryetarit, Gazment Bardhi ndërmerr hapin e radhës
Pesë ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thërret deputetët.
Bardh...
POLITIKE
10 Qershor15:00
U arrestua për shit-blerje votash në Kavajë, Klodian Kapedani u zbulua nga përgjimet telefonike
Përgjimet telefonike dhe sms-të në aplikacione komunikimi pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qyt...
POLITIKE
10 Qershor11:16
Reagimi - Kurti tallet me Ramën: Kemi shumë ndërmjetësues, presim mbështetje
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për draft-statutin...
POLITIKE
10 Qershor09:15
Ambasadorët e emëruar marrin kritika për anësinë politike për mungesë të karrierës diplomatike
Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të prop...