POLITIKE

BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një skemë korrupsioni!

b.z Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 19:12
BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arrestohet për një
Erion Veliaj

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri në dorë, i shoqëruar në distancë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërkohë që ekranet e disa televizioneve e shfaqnin atë sikur ishte i pranishëm në një aktivitet të parapërgatitur, me logon “Live”.

Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, mes të cilëve Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë Agi Kons dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

SPAK deklaroi gjithashtu se po kryente hetime ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, të cilën e akuzon për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

“Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” tha SPAK në njoftim.

Ministër në kabinetin e parë të Ramës dhe kryetar i Bashkisë më të madhe të vendit prej vitit 2015, Veliaj është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet me urdhër të SPAK për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Veliaj akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.

Veliaj firmoste sipas SPAK shpërndarjen e fondeve publike ose lejeve të ndërtimit tek një grup subjektesh tregtare, të lidhura ngushtë me të, të cilët i kalonin më pas këto fonde tek një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të cilat kontrolloheshin nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe njerëz të afërt të saj.

“Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit dhe rrethi i saj familjar…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se rrethi familjar i Veliajt ka përfituar përmes kësaj skeme një vilë në Qerret si dhe të ardhura me vlerë 110 milionë lekë, origjina e të cilave është synuar që të tjetësohet përmes futjes së tyre në sistemin bankar.

SPAK thotë gjithashtu se një pjesë e parave ka shkuar për blerje online në rroba dhe bizhuteri nga Xoxa, që për një periudhë 4-vjeçare kapin vlerën e 86.7 milionë lekëve.

Veliaj dhe Xoxa akuzohen gjithashtu për veprat penale të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Sa i përket pesë biznesmenëve, SPAK i akuzon ata për veprën penale të korrupsionit aktiv.

“Këta shtetas dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve…  të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj.,” thuhet në njoftim.

Erion Veliaj, 45 vjeç shihej brenda Partisë Socialiste si “delfini” i kryeministrit Edi Rama dhe një pasues i mundshëm i tij, përpara se figura e tij politike të njollosej nga skandale si afera e inceneratorëve apo një skemë  korrupsioni e drejtorëve të Bashkisë së tij, e njohur si dosja 5D.

Karriera e tij politike filloi në mesin e viteve 2000, kur Veliaj u rikthye në Shqipëri nga studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe themeloi lëvizjen Mjaft! – një organizatë aktiviste që u bë asokohe e njohur përmes protestave inovatore. Veliaj u katapultua në Partinë Socialiste pasi dështoi të bëhej pjesë e Kuvendit të Shqipërisë përmes lëvizjes politike G99 në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Lidhur me këtë hetim, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive të llogarive bankare të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të në vlerën e 869 mijë eurove si dhe parave të tjera të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të zyrave të Xoxës në dhjetor./BIRN

erion veliaj spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë