Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...

TIRANA- Gjykata Kushtetuese interpretoi të enjten se masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.
“Për rrjedhojë, gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit,” thuhet në njoftim. Gjykata arsyetoi se mbrojtja nga imuniteti nuk shtrihej mbi këto dy masa të parashikuara.
“Për pasojë, kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm,” thuhet në njoftim.
Gjykata Kushtetuese e interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve. Sipas vendimit, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë.
Kushtetuesja po ashtu rrëzoi pretendimet e ngritura nga Berisha për anësinë e Gjykatës së Posaçme në vendimet e masës së sigurisë. Megjithatë, ajo pranoi pretendimin se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional dhe se në rastin e Berishës, masa “detyrim paraqitje” ishte e mjaftueshme.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shpjegoi se gjykatës i kishte mbërritur pak ditë më parë një kërkesë për vlerësimin e masës “arrest shtëpie” ndaj Berishës, po kjo nuk ishte shqyrtuar në këtë vendimmarrje. Zaçaj shpjegoi se mbledhja zgjati 7 orë dhe se pjesë të vendimit janë unanime e pjesë të tjera me shumicë.
Berisha ka kërkuar në Gjykatë Kushtetuese të shqyrtohet procedura e ndjekur në vendosjen e masës së sigurimit ndaj tij, prej Gjykatës së Posaçme pa marrë miratim nga Kuvendi. Masa e sigurisë është lënë në fuqi në të tre shkallët e gjyqësorit.
Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”. Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës./ BIRN
TIRANA- Drejtuesja politike për diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm ka ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për vrasjen e 14-vjeçarit në Tira...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj antikushtetuese, damkosi sërish veten e saj. ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimin e depozituar nga...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsa i takon ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka rea...
TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Inspektorin e Lartë...
KOSOVË- Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Evrop&e...
TIRANA- Disa nga aferat ku prokurorët nuk kanë guxuar as ta pyesin kryeministrin për çështjet e hetuara Gazetarët e emis...
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut të Partisë...