POLITIKE

BIRN: Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP

b.z Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 20:16
BIRN: Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
Mbledhje e Këshillit të Lartë Gjyqësor

TIRANË - Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të nisë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për plotësimin e 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lista përfundimtare e kandidatëve nga avokatia për dy këshillat u publikua të hënën në faqen e Kuvendit, sipas raportit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, ku janë skualifikuar nga gara 6 kandidatë duke ndryshuar dhe listën renditëse të pikëzimit të bërë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.

Në bazë të së drejtës që i njeh Kushtetuta, Gjonçaj, ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe. Sipas arsyetimit ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokat në 10-vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”. Verifikimi ka konstatuar se ka mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore për periudha të caktuara për kandidatët Alimena dhe Tushe. Ushtrimi i një detyre tjetër në institucione të administratës publike apo në institucionet e drejtësisë po ashtu është bërë shkak për skualifikim, duke skualifikuar Kalon dhe Lazimin.

Në rastin e Kalos, raporti quan si ndërprerje në ushtrimin e profesionit të avokatit periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj. Për Lazimin konstatohet puna e tij si këshilltar juridik në Autoritetin Hekurudhor dhe konflikti ligjor me profesionin e avokatisë. Ndërsa Memishajn është skualifikuar për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite.

Në listën përfundimtare që i paraqitet Komisionit të Ligjeve, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola. Skualifikimi i Kalos, një ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që renditja e kandidatëve në listë të ndryshojë pasi ai ishte i dyti në listën për KLGJ dhe i pari në listën e KLP-së sipas pikëzimit të dhënë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.

Kjo ka favorizuar ngjitjen në listë të Mërkurit, i njohur si avokat i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese në disa çështje si; përpjekja e mazhorancës socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta apo vendimi për mosdërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetet Olta Xhaçka. Sipas CV së tij publike Mërkuri ka ofruar ekspertizë edhe për ish-Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departamentit të Administratës Publike, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Kryesuesja tjetër e listës, avokatja Eris Hysi, ka qenë kandidate për Inspektore të Lartë të Drejtësisë. Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Ky nënkomision ka të drejtë gjithashtu që me 4 vota të rikthejë në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm. Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë. Procesi do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm të përpilojë dhe raportin e vlerësimit për kandidatët që vijnë nga radhët e shoqërisë civile, nga të cilët do të zgjidhet anëtari i 3-të për vendet vakante në KLGJ dhe KLP. /BIRN

kuvendi klgj klp

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë