POLITIKE

BIRN: Propaganda e qeverisë do t’i kushtojë ‘pak më lirë’ taksapaguesve në vitin 2025

M.B. Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 20:31

BIRN: Propaganda e qeverisë do t’i kushtojë ‘pak më

TIRANA- Po, kjo shifër u cilësua si e ulët nga drejtori i kësaj agjencie Alteo Hysi gjatë një seancë dëgjimore të martën në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po diskutohet në parim buxheti i ri.

“Është më i ulët se tavani buxhetor”, tha Hysi në komision duke shtuar se ishin ulur me 18 milionë lekë shpenzimet operative.

Fondi prej 149 milionë lekë do të përdoret kryesisht për paga dhe sigurime për 69 punonjës që ka në organikë kjo agjenci dhe që punon kryesisht për agjendën e kryeministrit duke prodhuar materiale të gatshme nga takimet apo aktivitetet e tjera të tij.

Në vitin 2024 buxheti i MIA-s ishte 156.9 milionë lekë, ndërsa në vitin 2023 ishte 122 milionë lekë. Deputetë të opozitës kërkuan informacion për buxhetin që shpenzohej për pasqyrimin e aktiviteteve të tjera të kryeministrit Rama jashtë funksionit të tij si kryeministër dhe akuzuan Hysin se agjencia që ai drejtonte përdorej vetëm për propagandën qeveritare dhe jo për informim të publikut.

“Sa shpenzohet për podcastet e kryeministrit Rama dhe në cilin buxhet pasqyrohen”- e pyeti deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano.

Hysi pretendoi se Podcasti i Ramës ishte një aktivitet jashtë funksionit të tij publik dhe si i tillë nuk mbulohej nga buxheti i agjencisë edhe pse kjo agjenci njofton çdo të dielë mediat për të ftuarit e Podcast të Ramës dhe dërgon videot e gatshme të tij për publikim. I pyetur nga BIRN për këtë kontradiktë Hysi nuk dha një përgjigje të qartë se pse MIA angazhohej të përcillte këtë aktivitet të Ramës, që nuk është një aktivitet publik.

“Kanali i Whatsapit që ju i referoheni përdoret thjesht për lehtësi komunikimi me gazetarët”- tha ai, ndërsa këmbënguli se “burimet financiare, burimet njerëzore, apo logjistika që financohet me paratë e buxhetit të shtetit në funksion të aktivitetit të MIA-s, nuk përdoren në funksion të prodhimit të podcastit”.

Hysi u përfshi në debat me deputeten tjetër të PD-së, Oriela Nebijaj, e cila ngriti shqetësimin për rolin e kësaj agjencie. “Nuk është e nevojshme sepse është në shërbim kryekëput të kryeministrit”- tha ajo.

Por Hysi u përgjigj se me logjikën e deputetes as Shtëpia e Bardhë nuk do të kishte zyrë shtypi. Ngritja e kësaj agjencie në fund të vitit 2021 dhe emërimi në krye të saj i Endri Fugës, këshilltarit më të afërt të Ramës, u prit me kritika nga organizatat e lirisë së shprehjes që e krahasuan institucionin e ri me një “ministri propagande”.

Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia kontrollon emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore dhe se kontrollon gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes në një deklaratë të publikuar në tetor 2021 e quajtën “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri. Liria e medias është ndërkohë që shqetësim i ripërsëritur në progres-raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë./ BIRN

propaganda

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë