POLITIKE

BIRN: Si po përpiqet PS ta "kthejë" në kampin socialist bashkinë Himarë

r.ll Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 18:17
BIRN: Si po përpiqet PS ta "kthejë" në kampin socialist
edi rama ne takimet ne himare

TIRANË- Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Himarë, prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, pasi presidenti shpalli zgjedhjet e pjesshme vendore më 4 gusht.

Ishte kryesia e kësaj partie që vendosi për Tavon, një ish-deputet i Gjirokastrës, por emri i tij nuk ishte surprizë pasi kryeministri Edi Rama e lajmëroi  gjatë një vizite në Himarë një javë më parë ku shpërndau personalisht certifikata pronësia për banorët e zonës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e cilësoi Tavon një “kandidaturë përfaqësuese e këtij komuniteti”, gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së kryesisë, duke iu referuar përkatësisë së tij etnike si minoritar grek.

Zgjedhjet e reja u shpallën nga presidenti Bajram Begaj brenda pak orëve pasi Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vendosi të premten ndërprerjen e mandatit të kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri.

Beleri, një kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor.

Ai nuk e ushtroi asnjë ditë detyrën e kryetarit dhe të hënën ai ka ankimuar dekretin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme, me një kërkesë për pezullim drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me argumentin se është “në kundërshtim flagrant” me procedurat e Kodit Zgjedhor.

Gjatë kohës që Beleri priste verdiktin e drejtësisë drejtimi i kësaj bashkie ndryshoi disa herë me kryetarë të komanduar nga këshilli bashkiak i kontrolluar nga socialistët, ndërsa dy prej tyre Jorgo Goro dhe Vasil Bollano janë nën hetim për falsifikim apo abuzime me pronat.

Arrestimi i Belerit, pjesë e minoritetit grek në zonë, u bë shkak e përplasjeve politike mes Tiranës dhe Athinës duke çuar deri në kërcënime të shtetit fqinj se do të bllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Opozita nuk ka bërë zyrtare akoma një kandidat për këtë bashki, ndërsa Skerdian Dhuli, një aktivist i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ e cila kishte propozuar Belerin, i tha BIRN-it se kandidat pritet të shpallet djali i kryebashkiakut të dënuar, Petro Beleri.

Por, kryetari i kësaj partie Vangjel Dule, nuk e konfirmoi menjëherë kandidaturën e Petro Belerit. Ai i tha BIRN-it se po diskutohen kandidaturat dhe nuk donte “të paragjykonte vendimmarrjen”.

Edhe pse kandidatët e dy palëve pritet të jenë pjesë e minoritetit grek, ekspertët e politikës nuk e shohin këtë garë si çështje kombësie, por se cila forcë politike do të ketë në dorë menaxhimin e kësaj bashkie bregdetare, ku ka një lakmi për investime turistike, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, duke analizuar zgjedhjen e Tavos si kandidat, i tha BIRN-it se prejardhja etnike greke e tij është një tentativë e Ramës për të shuar konfliktin me Greqinë, por nga tjetër synimi kryesor është të ketë një njeri që të zbatojë kërkesat e tij për zhvillimin e turizmit.

Sipas tij, Himara është një nga zonat ku luhen interesa të mëdha ekonomike, investime të mëdha priten të bëhen dhe Rama “kërkon të ketë në pushtetin lokal një kryetar bashkie që thjesht të zbatojë shijet e tij personale për turizmin”.

“Në atë zonë luhen interesa të mëdha financiare dhe politike, sidomos në fushën e turizmit që Rama kërkon ta kthejë në markën e tij personale, pasi dihet që vitet e fundit investimet më të mëdha financiare janë në këtë fushë, sidomos në atë zonë, të cilat kryhen shpesh nga sipërmarrës që janë shumë afër me qeverinë”, theksoi Iljazaj.

Zgjedhjet e gushtit pritet të jenë konfliktuale pikërisht për shkakt të interesave financiare dhe konfliktit diplomatik me vendin fqinj.

“Çështjet e pronave, korrupsioni apo investimet, besoj do te jenë kryefjala e zgjedhjeve të 4 gushtit”, parashikoi Iljazaj,  duke shtuar se “problemet me pronat në Himare marrin një vëmendje të veçantë pikërisht për vlerën e lartë që ato kanë dhe lidhjet që krijojnë midis pushtetit dhe klientëve të tij”.

Po, ashtu sipas tij, konflikti diplomatik me Greqinë pritet të vijojë edhe pse Rama ka zgjedhur një minoritar grek për të shuar mosmarrëveshjet.

“Fatkeqësia është se këto zgjedhje po kthehen në zgjedhje të interesave financiare, politike dhe diplomatike, dhe jo zgjedhje për hallet dhe problemet e qytetarëve të Himarës”, përfundon ai./Reporter.al

edi rama bashkia himare birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë