POLITIKE

BIRN: Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

M.B. Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 18:57
BIRN: Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e
Olta Xhaçka

TIRANA- Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Amëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit ranë dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili detyron Kuvendin ta votojë pa vonesë dërgimin e mocionit për interpretim, të votohet në seancën e datës 12 shtator, si seanca e parë e punimeve të sesionit të ri parlamentar.

Fillimisht kryetarja e këshillit, deputetja e opozitës Dhurata Çupi, propozoi që kryetares së Kuvendit t'i dërgohej një raport me arsyetim ku i kërkohej asaj që të informonte deputetët për ‘detyrimin'që kanë për të votuar ‘Pro', sipas arsyetimeve të dhëna në vendimin e gjykatës. Çupi theksoi se për shkak të qëndrimit kundër të mazhorancës për këtë çështje dhe tentativës për të mbrojtur kolegen e tyre, Kuvendi ishte gjetur në shkelje të Kushtetutës në vendimet e tij të mëparshme. Por deputetja e PS, Klotilda Bushka tha se rekomandimi për kryetaren nuk ka pse të ketë arsyetime shtesë.

“Ky këshill duhet t'i propozojë kryetares së Kuvendit ta përfshijë këtë vendim në rendin e ditës së seancës plenare më të afërt, kjo duke ju referuar vetë arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese”- tha Bushka duke shtuar se “nuk ka munguar ndonjëherë vullneti dhe impenjimi për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj çështjes u komentua me habi nga anëtarët opozitarë në mbledhje, të cilët rikthyen debatin dhe akuzat për mbrojtjen politike që iu dha Xhaçkës në më shumë se dy vite që kur opozita dorëzoi mocionin në Kuvend.

Disa javë më parë ish-kryetari i grupit socialist Bledi Çuçi lajmëroi publikisht se vendimi do të “ankimohej” në Komisionin e Venecias dhe e cilësoi urdhërimin e Kuvendit nga gjykata si anti-kushtetues dhe deklaroi se deputetët votonin si të donin pasi ishin të pavarur.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda, referuar qëndrimit të prillit kur deputetët socialistë rrëzuan një vendim të mëparshëm të kësaj gjykate për këtë çështje.

Por, sipas Kushtetueses, Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e Kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit./ BIRN

olta xhacka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë