Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...

Gazetari Blendi Fevziu ka kritikuar Presidentin e Republikës, qeverinë dhe deputetët për mungesën e reagimit pas protestës së studentëve në Tiranë, duke theksuar se institucionet nuk mund të qëndrojnë pasive përballë situatës së krijuar.
Në reagimin e tij, Fevziu ngriti pikëpyetje për rolin e Presidentit të Republikës, duke kujtuar se në situata të mëparshme krize presidentët kanë thirrur partitë politike për konsultime dhe negociata, ndërsa Bajram Begaj, sipas tij “shkruan në Facebook si influencer”.
“Presidenti i Republikës shkruan në Facebook si influencer dhe jo sikur të jetë institucioni i vetëm që qëndron mbi pushtetin në Shqipëri”, u shpreh Fevziu, duke shtuar se kreu i shtetit duhet t’u kërkojë partive politike të ulen në konsultime dhe të hartojnë një plan për të dalë nga situata.
Kritika e gazetarit u drejtua edhe ndaj ministrave, të cilët, sipas tij, janë mjaftuar me postime në rrjetet sociale, pa dalë për t’u përballur drejtpërdrejt me situatën.
“Një pjesë e ministrave kanë bërë postime në Facebook, pa guxuar të dalin dhe t’i vënë gjoksin situatës, ndërkohë që Rama nuk ka reaguar”, deklaroi Fevziu.
Ai theksoi se reagimi i kryeministrit mund të jetë vendimtar për gjetjen e një zgjidhjeje, por nënvizoi se përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm tek kreu i qeverisë.
“Ku janë deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët i sheh çdo ditë duke bërë paradë mode teksa ngjiten në Parlament, apo që zihen dhe bërtasin? Asnjëri prej tyre nuk ka shkuar te votuesit e tij, me përjashtim të pak deputetëve të opozitës, të cilët janë parë në dyert e komisariateve. Ku është Avokati i Popullit?”, tha ai në “Opinion”.
Blendi Fevziu: "Jam në gazetari që nga dita e parë e shtypit të lirë në Shqipëri, më 5 maj 1991. Nuk kam parë kurrë në këto vite një mungesë të tillë respekti dhe reagimi nga institucionet. Pushteti nuk është vetëm kryeministri. Natyrisht që ai duhet të reagojë dhe reagimi i tij do të jetë, le të themi, reagimi final, sepse do të jetë ai që do të marrë vendimin. Pushteti ka një sërë institucionesh.
Ku është Presidenti i Republikës? Presidenti i Republikës, që nga Ramiz Alia në vitin 1991, në momente krize thërriste partitë politike për konsultime, deri te Ilir Meta, i cili deri para ca kohësh thërriste partitë politike për negociata. Presidenti i Republikës shkruan në Facebook si influencer dhe jo sikur të jetë institucioni i vetëm që qëndron mbi pushtetin në Shqipëri.
Ndoshta partitë politike mund të mos i shkojnë Presidentit në një takim, por ai ka detyrimin e tij t’i thërrasë, sepse vendi është në kaos dhe sot askush nuk di të thotë se çfarë do të ndodhë nesër. Presidenti nuk është as OSBE-ja, as Bashkimi Evropian. Është kreu i shtetit, i cili duhet t’u kërkojë partive politike konsultime dhe një plan për të dalë nga kaosi.
Ku janë deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët i sheh çdo ditë duke bërë paradë mode teksa ngjiten në Parlament, apo që zihen dhe bërtasin? Asnjëri prej tyre nuk ka shkuar te votuesit e tij, me përjashtim të pak deputetëve të opozitës, të cilët janë parë në dyert e komisariateve.
Ku është Avokati i Popullit? Kanë kaluar 48 orë, janë publikuar dhjetëra video me përplasje, qoftë dhunë ndaj protestuesve, qoftë goditje ndaj policëve, por nuk ka asnjë lloj reagimi.
Problemi kryesor është qeveria. Një pjesë e ministrave kanë bërë postime në Facebook, pa guxuar të dalin dhe t’i vënë gjoksin situatës, ndërkohë që Rama nuk ka reaguar. Reagimi i Ramës është ai final, i cili mund të gjejë një zgjidhje, por asnjë prej institucioneve shqiptare nuk ka funksionuar."
Protesta studentore në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. BBC shkruan se “mijëra studentë dhe qytetar&e...
Deputetja Marjana Koceku ka reaguar lidhur me shoqërimin e studentëve nga policia, duke kritikuar atë që e cilëson si standard të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, teksa ka shprehur edhe mb&eum...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë, d...
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me drejtuesit e PD së Tiranës, lideri i demokratëve Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramë...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Protesta studentore në Tiranë ka lënë pas dëme materiale edhe te Drejtoria e Arkivave, me xhama të thyer dhe copa xhami të sh...
Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me incidentet që po shoqërojnë protestën e studentëve në Tiranë, duke bë...
Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me incidentet që po shoqërojnë protestën e studentëve në Tiranë, duke bë...
Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare i ka dalë në krah protestuesve dhe ka njoftuar për një takim nesër paradite. “Tak...