POLITIKE

Blerje te dyqanet më të mira në botë/ Nga Net-a-Porter te Moda Operandi, cilat janë butiqet prestigjoze që porositi Ajola Xoxa

I.A Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 13:02

Blerje te dyqanet më të mira në botë/ Nga Net-a-Porter

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në pjesën e mëposhtme shfaqen të gjitha blerjet që Ajola Xoxa ka bërë ndër vite në dyqanet e modës dhe luksoze në botë. 

Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihen që Xoxa ka harxhuar miliona lekë, euro e paund, në dyqane luksoze si 'Net-a-Porter', 'Moda Operandi' dhe Mercedes Distribution Moda. Në dosje thuhet se vlera totale e produkteve të blera online, të cilat më pas janë zhdoganuar në territorin shqiptar, për vitin 2016-2021 është 55,414,409 lekë.

Ndërkohë që sipas përshkrimeve thuhet se në dyqanet e mësipërme janë blerë produkte për femra, ku varjojnë veshje personale, fustan, bluza, syze, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, çanta, funde e pallto.

- Veprimet hetimore të kryera në lidhje me shpenzimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj në shifrën e 86,721,175 (tetëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e njëzet e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj

82. Në fashikullin penal është administruar shkresa Nr. 24326/1 Prot., datë 26.11.2024, e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga ku rezulton se shtetasi Erald Haxhi Ismaili ka kryer 130 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore Import, të degës Doganore Rinas.

82.1. Nga këqyrja e materialit të vënë në dispozicion, evidentohet se mallrat e zhdoganuara nga shtetasi Erald Ismaili, janë blerë më parë në platformën online të rrjetit të dyqaneve Net-a-Porter.com, në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hong Kong. Gjithashtu, nga shkresa evidentohet fakti se nga i njëjti shtetas blerje janë bërë edhe në kompaninë Moda Operandi dhe Mercedes Distribution Moda. Sipas përshkrimit të mallit të zhdoganuar, sendet e blera rezulton të jenë produkte që përdoren për femra/gra. Vlera totale e produkteve të blera online, të cilat më pas janë zhdoganuar në territorin shqiptar, për vitin 2016-2021 është 55,414,409 lekë.

82.2. Konkretisht, në vitin 2016 rezulton një zhdoganim i datës 14.12.2016, nga kompania eksportuese Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, përshkrimi: veshje personale 5 copë, me vlerë produkti 702,174 lekë.

82.3. Në vitin 2017, rezultojnë 10 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, syze etj., në një vlerë totale produkti prej 5,091,333 lekë.

82.4. Në vitin 2018, rezultojnë 90 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj., në një vlerë totale produkti prej 14,850,236 lekë.

82.5. Në vitin 2019, rezultojnë 69 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Britania e Madhe, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj., në një vlerë totale produkti prej 13,533,786 lekë. 

82.6. Në vitin 2020, rezultojnë 81 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Hong Kong, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.", në një vlerë totale produkti prej 14,453,776 lekë.

82.7. Në vitin 2021, rezultojnë 46 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Italia, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.", në një vlerë totale produkti prej 6,783,104 lekë.

82.3. Vlerës sa më lart, duhet t'i shtohet edhe Dogana+Tvsh e paguar nga blerësi për artikujt e porositur. Nga 130 praktikat doganore është arritur të verifikohen 128 praktika të tilla, vlera e të cilave është 12,622,302 lekë (Doganë TVSH). Në total, rezulton se për 128 praktika doganore (130 të tilla) janë paguar nga blerësi të paktën 68,036,711 lekë.

82.4. Me qëllim identifikimin e blerësit të artikujve për të cilat janë kryer dhe zhdoganimet përkatëse, është proceduar me printimin e praktikave nga sistemi (sistemi doganor). Nga këqyrja e dokumenteve të printuar të cilat i bashkëlidhen praktikave, në shumicën e rasteve identifikohet si blerës shtetasi Erald Ismaili, me numër kontakti +355672020124 (në përdorim të shtetases Ajola Xoxa), si dhe adresa për pritjen e mallit Sky Toëer. Po kështu, të paktën në një nga praktikat doganore, e më konkretisht me Nr. R 30512 datë 04.12.2018, nga ku rezulton blerja e 2 fustane me vlerë 3,323.11 dollarë amerikanë, dogana dhe tvsh vlerë 76,022 lekë, në dokumentin me logo të DHL evidentohen të dhënat e marrësit: "Erald Ismaili, rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer 12-3, [email protected]" dhe "contact: 0355672020124".

83. Në lidhje me blerjet e bëra nga shtetësja Valbona Xoxa, në fashikullin penal është administruar Shkresa Nr. 674 Prot., datë 14.09.2024, e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga ku rezulton se shtetasja Valbona Xoxa ka kryer 32 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore Import4, të degës Doganore Rinas.

83.1. Nga këqyrja e materialit te vene ne dispozicin janë zhdoganuara nga shtetësja Valbona Xoxa, janë mallra të blerë online kryesisht Net-a- Porter.com, dhe në disa raste Shopbop, the Outnet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas përshkrimit të mallit të zhdoganuar, rezulton të jenë mallra/produkte që përdoren për femra/gra, të llojit veshje, vathë, make up, furçe kozmetike, buzëkuq, produkte kozmetike, fustane etj. Praktikat doganore, në 30 raste janë në monedhën GBP (Pound) dhe në 2 raste janë në monedhën USD (Dollarë Amerikanë).

83.2. Nga këqyrja e deklaratave doganore, në rastin kur ka patur dokumenta bashkëngjitur, evidentohet në të gjitha rastet se porositë në dyqanin online Net-a-Porter janë bërë nga llogaria/account 133174304, emri i kontakti dhe adresa "Valbona Хоха, Sky Toëer 12/3, Rruga "Ibrahim Rugova", numri i telefonit 00355672020124 (në përdorim nga Ajola Xoxa), si dhe email [email protected].

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë