POLITIKE

Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë pr/ligjin e PL-së për uljen e çmimit të karburanteve!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 12:13

Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë pr/ligjin e PL-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se kanë kaluar gati dy javë nga depozitimi në Kuvendi i Shqipërisë i projektligjit të kësaj force politike për uljen e çmimit të karburanteve, ndërsa sipas tij ende nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria dhe mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat, Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe shumicën parlamentare se po neglizhojnë një problem që, sipas tij, prek drejtpërdrejt familjet dhe bizneset shqiptare. Ai kërkoi miratimin me urgjencë të projektligjit të Partisë së Lirisë, i cili synon uljen e çmimit të karburanteve në vend.

“Sot çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërkohë që mbi 60% e këtij çmimi përbëhet nga taksa që shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Partia e Lirisë beson se e vetmja politikë reale dhe që ndihet në xhepin e qytetarit, e cila po zbatohet edhe nga shtete të Europës Perëndimore dhe vendet e rajonit, është ulja e taksave”, u shpreh Blushi.

Deklarata e plotë:

Kanë kaluar gati dy javë që nga depozitimi në Kuvend i projektligjit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve dhe deri tani nuk ka asnjë reflektim nga Edi Rama dhe mazhoranca rilindase, të marrë peng edhe nga oligarkët e babëzitur të naftës.

Kjo heshtje është e pajustifikueshme përballë një problemi real që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare dhe çdo biznes në vend, veçanërisht në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, që pritet të sjellë pasoja direkte edhe në rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.

Sot çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërkohë që mbi 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Partia e Lirisë beson se e vetmja politikë reale, e vërtetë dhe që ndihet në xhepin e qytetarit, që po aplikohet nga shtete edhe të Europës Perëndimore, por edhe në vendet e rajonit, është ulja e taksave.

Kurrë nuk mund të pranohet si normalitet fakti që ndërsa qytetarët varfërohen dhe bizneset rëndohen nga kostot abusive e të tejfryra të karburanteve, qeveria përfiton më shumë të ardhura, që kurrë nuk shkojnë në destinacionin e përcaktuar, por që mbushin veç xhepat personalë të Edi Ramës dhe kusarëve të tij.

Për më tepër që njerëzit më të pasur të botës, vijnë në Shqipëri të furnizojnë jahtet e tyre me karburant pa taksa, shqiptarët rëndohen nga e njëjta Qeveri me taksa abuzive për çdo litër karburant.

Absurdin e thellon edhe fakti se qytetarët shqiptarë paguajnë 27 lekë për litër taksë qarkullimi, e cila me TVSH shkon në rreth 32 lekë për litër. Në të njëjtën kohë, shqiptarët paguajnë dy herë për rrugët: një herë përmes taksës së regjistrimit dhe kolaudimit të automjeteve, rreth 70 mijë lekë në vit, dhe sërish përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti. Nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, ndërkohë që për mirëmbajtjen reale të rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro. Pa harruar faktin se cila është sot gjendja e rrugëve në të katër anët e vendit dhe kur ende situata e qarkullimit të automjeteve drejt Jug-Lindjes nuk është stabilizuar për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas.

Situata bëhet edhe më e padrejtë kur e krahasojmë Shqipërinë me vendet e rajonit. Sot qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 1.83 euro për litër naftë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimi është rreth 1.27 euro për litër. Pra, diferenca është mbi 50 cent për litër, një diferencë e madhe për çdo familje dhe për çdo biznes.

Ironia më e madhe është se Shqipëria ka pagat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të dobët në rajon, por një nga çmimet më të larta të karburanteve. Kjo nuk është rastësi, por rezultat i një politike fiskale kriminale që ka zgjedhur të rëndojë qytetarët më të varfër të kontinetit me taksa të larta mbi karburantin.

Rritja e çmimit të naftës reflektohet menjëherë në rritjen e çmimit të çdo produkti bazë ushqimor: bukës, miellit, makaronave, vajit, transportit dhe çdo shërbimi tjetër. Prandaj çmimi i karburanteve është sot një nga faktorët kryesorë që ka rritur në mënyrë abuzive dhe të pamerituar koston e jetesës për çdo familje shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, një masë konkrete që do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të karburanteve dhe lehtësim real për qytetarët dhe bizneset.

Kjo nismë është sot gur prove për Qeverinë dhe për çdo deputet, majtas ose djathtas, ose do të mbrojnë interesin e familjeve shqiptare dhe bizneseve të ndershme, ose do të vazhdojnë të mbrojnë interesat okulte me oligarkët e babëzitur të naftës dhe një sistem taksash që varfëron qytetarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë