POLITIKE

"Buxheti antisocial për vitin 2025", Meta: Shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm

M.B. Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 14:17

"Buxheti antisocial për vitin 2025", Meta: Shtresat sociale

TIRANA- Buxheti i vitit 2025 është bërë tema e një postimi të detajuar në profilin zyrtar të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Facebook. Në postim shkruhet se buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve. Po ashtu në postimin e Metës shtohet se shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.

Sipas Metës, janë vetëm 170 lekë në muaj mbështetje për pensionistët dhe plot 777.2 miliard lekë për projektet korruptive PPP. Gjithashtu Meta shton se janë 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncensionare. Presidenti i PL-së shton se ka jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve me -9.2% për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskashme, por ka plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% të shpenzimeve operative të luksit.

POSTIMI:

Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë. Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.

Vetëm 170 lekë në muaj mbështetje për pensionistët dhe plot 777.2 miliard lekë për projektet korruptive PPP. 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncensionare. Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve me -9.2% për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskashme dhe plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% të shpenzimeve operative të luksit.

0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve (numri i të cilëve është në rritje). Jo vetëm 0% fonde shtesë për kujdesin social por përkundrazi ulje të fondeve të shtresave në nevojë me 7.3% dhe ndërkohë 11,7% rritje ose 112.3 miliard lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike, që në fakt janë gropa septike korruptive. Ulet buxheti i kujdesit social nga 29.66 miliard lekë në vitin 2024 në 27.50 miliard lekë në vitin 2025, kur ndërkohë për shpenzimet korruptive të

Qeverisë, përfshi udhëtimet me charter privat të Edi Ramës, do të harxhohen 532.3 miliard lekë. Në rritje do të jenë shpenzimet për pagesën e principalit të borxhit (të marrë për t’u vjedhur) që do të arrijë shifrën rekord në vitin 2025 në 103.1 miliard lekë nga 45.4 miliard lekë në vitin 2024. Për vitin 2025 çdo qytetar i Republikës përfshi dhe çdo pensionist do të paguajë 698 Euro për interesat dhe principalin e borxhit publik, kur ndërkohë indeksimi i pensionit për një vit është vetëm 21 Euro.

Aktualisht 3.3 miliard euro vidhen çdo vit nga korrupsioni skizofrenik i Edi Ramës dhe çetës grabitqare të “Rilindjes”, zhvatje që pritet të thellohet vitin e ardhshëm. Partia e Lirisë nesër në qeverisje, në 4 vjet, vetëm duke mbledhur mbi 13 miliard euro shtesë të ardhura, e ka të garantuar plotësisht zbatimin e 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus:

. Ndalimin e shpopullimit.
. Dyfishimin e pagave dhe pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
. Arsimin dhe investimin tek kapitali njerezor:
. Rritjen e prodhimit bujqësor, ushqimit dhe uljen e kostos së jetesës.
. Shqipëria, fuqi eksportuese.

Partia e Lirisë, ka një mision patriotik, mision që i shërben Shqipërisë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë