10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur për herë të parë për ministren virtuale “Diellën”, ndërsa i përgjigjet akuzave të opozitës, e cila pretendon se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar atë si pjesë të kabinetit qeveritar.
Ai u shpreh se nga pikëpamja kushtetuese, dekreti i tij flet qartë, ndërsa tregon se përgjegjësia i takon kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, kreu i shtetit theksoi se nëse ka pretendime për ligjshmërinë , atëherë institucionet janë aty për të vlerësuar dhe gjykuar. Gjatë diskutimit me gazetarin Sokol Balla, presidenti Begaj tha se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimi i saj në funksion të arritjeve shoqërore, patjetër që duhet përshëndetur dhe inkurajuar më tej.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla:Të flasim pak për gjënë më të përfolur që është e famshmja ministre me AI, Diella. Shumë ju kanë akuzuar sidomos nga opozita se ju keni shkelur Kushtetutën dhe keni dekretuar. Unë jam i qartë në dekretin tuaj ku thuhet se përgjegjësia i takon kryeministrit. Nëse na sqaroni diçka më shumë nga pikëpamja kushtetuese pasi është hera e parë u bë lajm botëror.
Presidenti Bajram Begaj: Nga pikëpamja kushtetuese dekreti flet vetë. Dhe nëse dikush mendon që ky dekret është në kundërshtim apo bie ndesh me Kushtetutën patjetër, që institucionet janë aty për ta vlerësuar dhe për ta gjykuar.
Sokol Balla: Po ju e vlerësuat me stafin tuaj apo jo?
Presidenti Bajram Begaj: Patjetër që ka qenë një diskutim shumë i gjatë në lidhje me këtë çështje dhe mund të them që jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale
Sokol Balla: Sepse keni folur edhe në fjalën tuaj sot në Asamble për këtë.
Presidenti Bajram Begaj: Jetojmë në kohë kur zhvillimet teknologjike janë të shumta dhe janë të shpejta. Teknologjia ndryshon me shpejt se sa moda sot, dhe patjetër ne duhet të jemi kreativë duhet të jemi njerëz që duhet të përshtatemi kohës. Duhet të përshtatemi me zhvillimet e reja të inteligjencës artificiale patjetër që, në këtë algoritëm mendoj që për sa kohë algoritmi nuk komandon njerëzit por njerëzit komandojnë algoritmin dhe përgjegjësia është aty.
Sokol Balla: Gjithë ideja është, deri në çfarë pike kjo inteligjencë artificiale është e kontrollueshme dhe a ka rrezik që ajo t’i kapërcejë kufijtë. Këtu është edhe debati, por sigurisht opozita e ka hallin diku tjetër e ka hallin që Diella është një maskim I mënyrës sipas saj se si qeveria abuzon me fondet publike.
Presidenti Bajram Begaj: Unë mendoj që në këto zhvillime të vrullshme teknologjike të lidhura edhe me inteligjencën artificiale ku e gjithë bota flet për një gjë të tillë, duhet të na bëjnë ne të përshtatemi dhe të punojmë fort që qoftë Kuvendi, ligjet që do miratohen, të jenë të tilla që ti paraprijnë ndërhyrjeve që ne anatemojmë apo kemi frikë se mund të ndodhin në të ardhmen.
Sokol Balla: Washington Post bëri një koment ku tha Shqipëria na e kaloi edhe ne. Pra, në vetvete përtej debatit ligjor kushtetues për Diellën, mendoni se ishte diçka pozitive, progresiste e administratë shqiptare që mund të jetë një përpjekje shtesë për të luftuar korrupsionin?
Presidenti Bajram Begaj: Mendoj se qëllimi është serioz, dhe për sa kohë algoritmi është për të ndihmuar njerëzit dhe për të ndihmuar në proceset administrative si për shembull në rrugëtimin tonë drejt BE për përkthimin e legjislacionit dhe kur ky program ka qenë i pranishëm në 95 të shërbimeve që janë dhënë nga e-Albania mendoj është një zgjidhje më e shpejtë për proceset që ne kemi në të ardhmen.
Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme. Zëdhënëse e PL-së, Jasmira M...
“Ky projektligj është një avancim i zgjidhjes Wok, e cila është një financim nga Shoqëria e Hapur George Soros, sot n...
Shkaktoi jo pak bujë emërimi i ish-deputetes së LSI-së, Silva Caka si zëvendësministre e Brendshme. Edhe pse një nga zër...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur mbi faktin se, Edi Rama nuk po kal...
Gazetari i njohur investigativ italian, Nello Trocchia, ishte sot mysafir në Syri TV, në një edicion special të emisionit Task Forcë. A...
Nga Adriana Kalaja Nëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadë...
Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjyk...
Pas emërimit të Belinda Ballukut si drejtuese politike e Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të Partisë D...
“Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, du...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon n&e...