
TIRANË- Spikerja e parlamentit këtë të enjte, Ermonela Felaj, ishte veshur me të gjelbër, njësoj si ngjyra e kartonit që do të ngrinte për të votuar rritjen e pagës së ministrave, deputetëve dhe institucioneve të pavarura. Por askush nuk e pa në pamjet live të kuvendit se Presidenti Begaj kishte veshur kostumin mavi të Rilindjes. Bajrami nuk e bëri këtë përmes look-ut, por duke vepruar si një ushtar i denjë i mazhorancës.
Gjithçka ka të bëjë me interesin e një kaste zyrtarësh të lartë për të shtuar pagat e tyre. Nisur nga kjo, Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me dy letra që mbajnë datën 24 dhe 25 Maj presidencës, ku i kërkonte asaj që për shkak të urgjencës që kishin ligje si ato për ndryshimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, ai t’i dekretonte menjëherë këto ligje. Dhe shikoni se ç’ndodh? Po në mënyrë urgjente, shefi “i pavarur” i shtetit përgjigjet po në mënyrë urgjente, se për rritjen e pagës të kësaj kategorie, presidenti do ta jepte pëlqimin menjëherë, ashtu sikurse i kërkohej.
Vini re! Ligji në fjalë kërkon një shumicë të cilësuar… prej tre të pestave. Pra kërkon vota që shkojnë përtej vathës që kontrollon zyrtarisht Edi Rama. Po me sa duket pazaret janë mbyllur më parë.
Dhe kryetari i shtetit është edhe ai me sa duket pjesë e paktit. Sepse ai i jep përgjigje shkresës se do ta dekretojë ligjin ende pa u bërë e qartë se deputetët do të ngrejnë kartonin jeshil për atë.
Dhe e gjitha nuk përfundon këtu. Shumica parlamentare e di mirë se si një ish ushtarak i devotshëm si Barom Begaj i bindet gjithmonë urdhrit. Meqë presidenti shpreh pëlqimin për nënshkrimin e ligjit të parë Rilindja argumenton: edhe dy ligjet që rrisin pagat e ne të tjerëve janë paketë me të parin, prandaj presidenti duhet t’i firmosë me urgjencë dhe ato. Begaj përgjigjet sërish me letër se do ta bëjë urgjent. Këtë procedurë e tregoi të gjithën live spikerja e kuvendit (video poshte)
Natyrisht që jo. Sepse ata që mendojnë se presidenti është aq i bindur sa të mos vërë asnjë kusht do të zhgënjehen rëndë. Bajram Begaj e nxori një yçkël. “Unë do ja u dekretoj ligjet urgjent – i tha ai rilindasve, por kam një problem. Duhet t’i votoni ato deri në orën 14:30 të së enjtes, sepse pastaj nisem për jashtë shtetit. Dhe e gjitha kjo histori e pabesueshme e legenosjes së institucionit garant të Kushtetutës, nuk u bë përmes negociatash të fshehta. Ka ikur koha kur Rama dhe të tijët kanë skrupuj të tillë.
Spikerja e kësaj të enjteje, Ermonela Felaj e mori fjalën sërish dhe i foli deputetëve publikisht. “Duhet t’i bini shkurt diskutimeve se presidenti udhëton sot pasdite për jashtë dhe nuk i dekreton dot me urgjencë ligjet, nëse nuk i votojmë deri në orën 14:30”. Ashtu u tha ashtu u bë: kreu i shtetit e shpalli miratimin ende pa e ditur se 3/5 do ngrinin kartonin jeshil dhe këta të fundit votuan me urgjencë se Bajram Begaj duhet të nisej për jashtë shtetit.
Askush nuk pyeti se mund të ketë individë të veçuar që, kur shohin këtë maskaradë, mund të reagojnë si akademiku dhe profesori Artan Fuga: “Ore e dinë këta deputetët që janë live?
Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.
1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?
2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?
3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studiojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e miratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend?
Boooooo, ku kanë arrituuuuur!
Çfarë talljeje me ligjin, me Kuvendin, me qytetarët dheeeeeee, me Presidentin”!
Kështu u mbyll kjo histoti qesharake, ku si presidenti si deputetët demostruan se janë ushtarë të denjë të paligjshmërisë. I pari se shpalli dekretin pa e ditur ende se ligjet (përfshirë dhe ai që donte 3/5) do votoheshin. Të dytët sepse ngritën plot 97 kartonë me urgjencë vetëm se Bajram Begajt i ikte avioni.
ermonela felaj edi rama bajram begaj
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Maj20:00
Deputetët vendosin për veten, Kuvendi rrit pagat për ta dhe ministrat, vetëm 2 demokratë refuzojnë shtesën
Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.
Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozi...
POLITIKE
25 Maj14:18
Pagat - Skandal në Kuvend/ Felaj: Ta votojmë sa më shpejt rritjen e rrogave se po ikën presidenti jashtë
Kuvendi nxiton sërish për të dekretuar ligjin për rritjen e pagave. Pasi e futi me nxitim në rendin e ditës së seancës...
POLITIKE
25 Maj14:14
Rama: Çmimi i energjisë elektrike në tregje ka rënë, por jo atje ku ishte, do hapim diskutimin për fashën
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament, tha se me ardhjen e verës do të rritet konsumi i energjis&...
POLITIKE
25 Maj12:01
Dashnor Sula premton se shtesën e rrogës do t'ua japë jetimëve në Peqin: Nuk kemi bërë asgjë për ta merituar
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, gjatë fjalës në seancën e sotme plenare, për rritjen e rrogave, tha se ësht&eu...
POLITIKE
25 Maj10:19
BIRN: Rinumërimi i kutive të Pukës zbuloi votat ‘fantazëm’ të PSD-së së Doshit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rin...
POLITIKE
25 Maj09:21
Kuvend/ Deputetët dhe Ministrat diskutojnë projektligjin për rritjen e pagave të tyre
Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi. Deputetët dhe ministrat do të mbildhen në orën 10:00 në sallën plenare p&eum...
POLITIKE
25 Maj09:18
“14 Maji”/ KAS hap 5 kuti, rinumërohen votat për Këshillin Bashkiak të Pukës
TIRANE- Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi dy kërkesa ankimore të bëra njëra nga Partia A...
POLITIKE
25 Maj09:15
Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në Selinë e Partisë Socialiste
TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover pritet që ditën e sotme të takojë kryeministrin E...
POLITIKE
24 Maj19:43
“Duhet pastruar politika”, Non Gratat? Senatorët amerikanë: Nuk komentojmë çështje që janë nën hetim
Të pyetur për çështjet e “non grata”-ve, ata u shprehën se pastrimi i politikës nga elementët korruptiv ë...
POLITIKE
24 Maj13:16
Nuk ka më dilema, rikthehet Lulzim Basha! Pasdite nis takimet me të rinjtë në Tiranë, pritet tur në gjithë Shqipërinë
TIRANË- 21 mars 2022 ishte dita e fundit kur ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pa në selinë blu, por edhe më rrall&...