POLITIKE

Dekretimi i zgjedhjeve të reja për Himarën, Kaso: Në shkelje të ligjit, dëshmon përsëri se Beleri ishte një i burgosur politik i Ramës

M.B. Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 12:51
Dekretimi i zgjedhjeve të reja për Himarën, Kaso: Në shkelje
Ivi Kaso

TIRANA- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku foli nëlidhje me heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur nga KQZ ndaj Fredi Belerit dhe dekretimin e zgjedhjeve të reja për Himarën. Kaso tha se Beleri u "ekzekutua" edhe politikisht pas është mbajtur peng për 14 muaj.

Ai shtoi se Belerit nuk iu dha lejë të betohej si kryetar Bashkie, por dje për t'ja hequr mandatin ja dhanë, ky, sipas Kasos, është banaliteti i Ramës. Kaso ka thënë po ashtu se Komisioneri i Zgjedhjeve është në shkelje flagrante të ligjit nr. 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ku përcaktohet se: verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës.

Sipas tij, Fredi Beleri duhej të betohej dhe të merrte mandatin, dhe më pas mund të shkarkohej siç parashikon edhe Kushtetuta. Ndër të tjera ai tha se kryetarit të zgjedhur të Himarës nuk i është dhënë as e drejta e apelimit të vendimit. 

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso:

Në tri orë të zeza për demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat individuale dhe politike në Shqipëri, u shpalos i gjithë banaliteti i regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u “ekzektua” dje edhe politikisht, pasi u mor peng juridikisht para 14 muajsh.

Në një seancë urgjente Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Sapo KQZ mori vendimin e shkarkimit, Edi Rama i dërgoi Presidentit kërkesën e parapërgatitur dhe e urdhëroi të shpallte datën e zgjedhjve për bashkinë Himarë.

Institucionet e pushtetit nuk reagojnë me kaq shpejtësi as në raste emergjencash kombëtare, siç e ka dëshmuar tërmeti apo Covid19. Kjo urgjencë dëshmon edhe njeherë se Fredi Beleri nuk është një i dënuar i shtetit shqiptar, por një i marrë peng, një i burgosur politik i pushtetit të Edi Ramës.

Për 14 muaj Edi Rama e mbajti në burg Fredi Belerin dhe nuk e lejoi të betohej dhe të merrte mandatin. Kur Beleri kërkonte leje që të betohej dhe të merrte mandatin, nuk u lejua sepse, sipas marionetave të Ramës, nuk e lejonte ligji. Dje që iu desh Edi Ramës për tja hequr mandatin ia dha lejen me pash.

Komisioneri i Zgjedhjeve është në shkelje flagrante të ligjit nr. 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ku përcaktohet se: verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës.

Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.

Fredi Beleri duhej të betohej dhe të merrte mandatin, dhe më pas mund të shkarkohej nga Edi Rama, siç parashikon edhe Kushtetuta, neni 115 i saj, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015. Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedent dhe pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj i cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Thënë shkurt, kryetarit të zgjedhur të Himarës nuk i është dhënë as e drejta e apelimit të vendimit. Antikushtetues është edhe Dekreti i Presidentit. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje pa filluar ende afati i ankimi.

Ky rast bën edhe autopsinë e kufomës së Republikës, duke filluar nga SPAK, gjykatat, KQZ, qeveria dhe Presidenti. Mund ta balsamosin sa të duan me propaganda, me koncerte vere dhe me turizëm orbital, por kufoma qelbet. Partia Demokratike e dënon ashpër vendimin e KQZ dhe dekretin e Presidentit, të dy në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ligji nuk është opsional dhe kësisoj të gjithë ata që e trajtojnë si të tillë do të përgjigjen para vetë ligjit.

Kush e sheh këtë rast si nëpërkëmbje të Fredi Belerit apo të opozitës, e ka gabim. Kur të gjithë heshtim për padrejtësitë ndaj dikujt, në një shtet si të Edi Ramës, i vjen radha gjithkujt. Prandaj ju bëjmë thirrje të bashkohemi në protestë të enjten më 11 korrik ora 20.00. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga ata që mendojnë se Shqipëria i përket vetëm Edi Ramës.

ivi kaso

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë