VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

E sfiduar për të paraqitur një plan konkret veprimi kundër krimit të organizuar, deputetja e PD-së, Denisa Vata, gjatë një intervistë në emisionin e mëngjesit ''Kafe Shqeto ne Syri Tv'' e zhvendosi fokusin te një problem që ajo e konsideron parësor dhe themelor: Pamundësia për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Përgjigja e saj ishte se çdo diskutim për programet qeverisëse është i parakohshëm për sa kohë që mekanizmat e garës politike janë të kompromentuara.
"Ne nuk mund të flasim tani se çfarë hapi do të ndërmarrim kur të fitojmë, kur ne po përballemi me një narkoshtet që nuk bën zgjedhje të lira," argumentoi Vata. Ajo theksoi se "emergjente në këtë vend është që pushteti të prodhohet nga populli, jo nga patronazhimi apo blerja e votës".
Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, ajo tha se lufta e parë dhe më e rëndësishme e opozitës është të çlirojë procesin zgjedhor nga kapja, duke e parë këtë si kushtin e domosdoshëm për të mundësuar më pas zbatimin e çdo plani apo programi. Ky qëndrim e vendos betejën për zgjedhje të lira si themelin e të gjithë strategjisë opozitare.
Denisa Vata: Atëherë Flavio, Partia Demokratike, unë e theksova që në fillim, së pari, ne duhet të kuptojmë një gjë. Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR, pra që këtu fillon gjëja. Pra ne nuk mund të flasim tani se çfarë hapi do të ndërmarrim kur të fitojmë kur ne po përballemi me një narkoshtet që nuk bën zgjedhje të lira.
Pra, emergjente në këtë vend është që të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra pushteti i një mirëqeverie të prodhohet nga populli. Kjo është emergjente, jo të prodhohet nga patronazhimi apo nga blerja e votës.
Kjo është gjëja më emergjente që Partia Demokratike dhe gjithë partitë opozitare por dhe gjithë njerëzit opozitarë që nuk pajtohen me qeverinë, kjo është gjëja më emergjente. Pastaj vijnë hapat e tjerë, se çfarë, çfarë do të bëjë, cili është vendimi i parë, cili është vendimi i dytë. Pra ne nuk mund të shkojmë në një gjë pa u përqendruar te kjo kryesorja.
Pra ju e dini shumë mirë edhe doktor Berisha po e artikulon gjatë gjithë kohës. Ju do thoni, jo po është e vonuar, jo po pse, sepse dhe raporti doli vonë. Raporti doli vonë dhe normalisht një parti politike do të veprojë zyrtarisht. Kur ai doli përfundimisht, edhe ne pastaj morëm hapat tonë. Pra, është, nuk mund të flasim për një gjë se çfarë do të bëjë Partia Demokratike, pasi të ketë ardhur në pushtet, kur në fakt akoma nuk është zgjidhur mekanizmi se si Partia Demokratike duhet të vijë në pushtet përballë një narkoregjimi. Se si opozita duhet të vijë në pushtet përballë një shteti të kapur në çdo qelizë. Kjo besoj se është më, më emergjente. Dhe ajo që do të thotë...
Flavio Qarri: Si ju ndihmon në këtë drejtim, në avancimin e kësaj agjende, lloji i protestave që keni zgjedhur dhe forma se si po zhvillohen ato?
Denisa Vata: Po sepse ju e patë se Partia Demokratike bëri, për disa muaj protestë para Bashkisë së Tiranës dhe sot Erion Veliaj është në burg.
Jam shumë, jam shumë e bindur, jam shumë e bindur që kjo protestë, jo vetëm ata njerëz që ishin mbrëmë, po jam shumë e sigurtë që do shtohen e do shtohen e do shtohen dita ditës. Do shtohen dita ditës, sepse, njerëzit janë të lodhur nga, nga ky regjim. Jo vetëm ekonomikisht, po imagjino një njeri që për 350.000 lekë të vjetra rrogë, domethënë i kapet halli këtu në fyt edhe nuk i lëshohet asnjëherë. E imagjinoni dot tani se në çfarë presioni janë, janë shqiptarët? Dhe çfarë bën, dhe çfarë ka bërë dhe çfarë bën qeveria? Është një politikë shumë e keqe, që energjia e shqiptarëve shpenzohet jo për të ndëshkuar pushtetin që i dëmton, por për të sulmuar ata që guxojnë ta kundërshtojnë atë.
Pra, ne në, duhet, është shumë e rëndësishme kjo Flavio. Është shumë e rëndësishme, sepse ndoshta njerëzit dhe pa dashje. Unë shikoja dhe mbrëmë, demokratë të pakënaqur që bënin statuse që jo duhet të iki ky, duhet të vijë ai, duhet. Shiko,kjo nuk bëhet me ik njëri e hajde tjetri. Kjo bëhet të jemi të gjithë bashkë.
Të jemi të gjithë bashkë në kuptimin që jo vetëm si Partia Demokratike, por edhe të gjithë partitë e tjera opozitare, gjithë partitë e tjera opozitare t'i bashkohen kësaj kauze. Pra ti nuk mund të jesh opozitë kur do dhe nuk je opozitë kur, kur s'do. Pra, o je opozitë, o e pranojmë që kemi një narko-regjim, o e pranojmë që nuk ka zgjedhje të lira me, me Edi Ramën, ose atëherë hajde të flasim, jo të iki njëri, jo po të iki tjetri.
Në një reagim deputeti i PD, Besart Xhaferri shkruan se çiftet e reja do duhet të zhyten në 30 vite kredi për të bler&eum...
Këtë të martë (18 nëntor) nis punën Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në rendin e ditë...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë s&...
I ftuar në ‘Çim Peka Live’, analisti Andi Bushati komentoi kontrastin mes zhvillimeve, ku nga njëra anë kryeministri Edi Rama ...
Gazment Bardhi denoncoi një tjetër skandal sa i përket zv.kryeministres Belinda Balluku. Në emisionin Log këtë mbrëmje Bard...
I pyetur nga moderatori i Log, Endri Xhafo, se përse PD ka vendosur të protestojë para kryeministrisë dhe jo para minstrisë së I...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila p...
Ish-zëvendës Kryeministri, Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, deklaroi se kanabizimi i Shqipërisë u bë...
Në ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar sot se shërbimet e Kuvendit janë urdhëruar që të mos fusin n&eum...