POLITIKE

"Dënohem se denoncova vëllain e Ministrit të Brendshëm!" Vendimi i Apelit/ Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët! Më kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarë

M.B. Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 18:33

"Dënohem se denoncova vëllain e Ministrit të

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ka denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies, duke thekuar se vendimi i sotëm e bindi dhe më shumë që ka pasur të drejtë. Ai ka replikuar dhe me kryeministrin Edi Rama, i cili e cilësoi dënimin e Salianjit të ligjshëm.

Salianji shkruan se Prokurori dhe gjykatësi i çështjes doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se Rama e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin. Salianaji ka shtuar se Rama  kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në mënyrë tinëzare e korruptive. Ai shprehet se denocimin e bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa, do ta bënte dhe një mijë herë të tjera.

“Në luftë ka dhe sakrifica! Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin. Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik. Pis nuk me bejne dot te pistet”, shkruan Salianji.

Postimi:

I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik. I kam mundur e treguan sa frikë më kishin! Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies! Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.

Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin. Ky është Edi Rama. Edhe më heret si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.

Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot. Dënohem se denoncova vëllain e Ministrit të Brendshëm. Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!

Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter! Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve. 1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.

Kurse ti që ke gjithe institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisê, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.

Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.

Në luftë ka dhe sakrifica! Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin. Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik. Pis nuk me bejne dot te pistet! Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie  erë korrupsioni e droge.

Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it,  Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo  prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi! Opozitës i dhanë burg për  shpifje! Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!

Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet! E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar  atyre e mijëra demokratëve,  i detyrohem! Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim! Ne do ja dalim.

ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë