POLITIKE

Deputetët e legjislaturës aktuale u rikthyen sot në Kuvend, nga zhgënjimi te gëzimi, ja deklaratat e tyre për zgjedhjet e 11 majit

M.B. Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 14:37

Deputetët e legjislaturës aktuale u rikthyen sot në Kuvend, nga

TIRANA- Mesditën e sotme është zhvilluar seanca e parë plenare pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit teksa disa deputetë, kur po hynin brenda Kuvendit iu përgjigjën interesit të gazetarëve për procesin që sapo kaloi. Demokratja Andia Ulliri, e cila ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe pretendon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës, tha se do të ndjekë të gjitha etapat.

"Në fakt, duke qenë se vertifikimi ende s'ka përfunduar do të presim një përgjigje të fundit nga KQZ, për të parë sesi do të procedohet me shpërndarjen e mandateve. Meqë jemi dhe së bashku, kam depozituar një kërkesë në KQZ, për çështjen e kodit zgjedhor dhe kuotës zgjedhore. Është dicka që e kam bërë duke e shqyryar me juristë dhe avokatë për të çuar deri në fund zbatimin e ligjit. Duke qenë se është çështje proceduriale do t'i kaloj të gjitha etapat dhe nëse do të marrë vëmendjen e duhur, se bëhet djalë për një kundërshtim të ligjit. Do të ndjekim të gjitha etapat për ta çuar deri në fund", tha Ulliri.

Ligjvënësi Enkelejd Alibeaj që mbeti gjithashtu jashtë parlamentit, tha se do të dalë me kokën lart. Sipas tij, "fitoi Rama, Berisha por humbën shqiptarët". Deputeti i PS-së Toni Gogu, i cili humbi për shkak të kuotës gjinore, tha se nuk ka asgjë për të ardhur keq.

“Absolutisht nuk më vjen keq për asnjë gjë. Ka qenë një garë ku PS ka bërë një super rezultat. Unë i kam  hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesën mund ta vazhdosh me çdo kapacitet. Ashtu siç i udhëheq perëndia njerëzit e vet. Unë do të jem qytetar aktiv duke ngritur shqetësimet e asaj ku unë banoj erdha nga fshati, do vazhdoj në fshat, dhe do të mbështes ata njerëz që unë banoj dhe që më mbështetën në mënyrë spektakolare”, tha Gogu. 

Deputetja Merita Bakiu tha se nga "pakti" Rama-Berisha, demokratët ngelën rrugëve teksa u shpreh e keqardhur.

"Më shumë që të bënim një betejë të drejtë më vjen keq vetëm për diçka. Pakti Rama-Berisha i la demokratët rrugëve. Jam me keqardhje për demokratët", tha Bakiu.

Ligjvënësi Ferdinand Xhaferraj, i cili u tërhoq dhe nuk kandidoi tha se këtë zgjedhje që bëri e ka deklaruar vite më parë dhe se një gjë të tillë do të duhej të bënte edhe Berisha. Sipas tij, një person non grata nga SHBA dhe Britania si Berisha, nuk mund të pretendojë që të mundë Ramën. 

"Ka qenë zgjedhja ime e deklaruar vite më parë, që kur kisha moralin për t’i kërkuar zotit Berisha që të bënte një hap më pas dhe më duhej të jepja shembullim tim. E kam deklaruar që s’kam pasur ambicie. Keqardhje ndjej për faktin se ku ndodhet vendi, keqardhje ndjej për faktin që opozita pësoi një humbje turpëruese, keqardhje ndjej për faktin që po flasim për zgjedhje të manipuluara, jo kush është zgjidhja. Mund të bie dakord me të gjitha akuzat që bën zoti Berisha për abuzimin në zgjedhje, por problemi shtrohet se a mundet të jetë berisha zgjidhja", tha ai.

Nga ana tjetër Edmond Spaho i PD, që mbeti jashtë parlamentit pas kaq shumë vitesh, u shpreh se "Jeta nuk është vetëm parlament". E ndërsa Nasip Naço theksoi sërish se me përfundimin e këtij mandati, merr fund edhe karriera e tij politike.

"Do të vazhdoj në profesionin tim. Iu uroj atyre që fituan suksese. Besoj se po çdo gjë ka një fund, kështu që ky ishte edhe fundi im politik", u shpreh deputeti.

 
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë