
Në dosjen voluminoze të SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, dalin në dritë jo vetëm komunikimet e saj me vartësit në qeveri, por edhe me deputetë të afërt me Lulzim Bashën. Në një prej bisedave të përgjuara, Balluku përmend deputetin e Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i cili është pjesë e grupit të Lulzim Bashës, duke i kërkuar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që ta presë “me dashuri dhe respekt” pasi “është djalë qytetar”.
Nga përmbajtja e mesazheve të përfshira në dosjen e SPAK, duket se deputeti demokrat i është drejtuar Ballukut për të sqaruar “dy çështje tokash në Vlorë”, ndërsa komunikimi është zhvilluar përmes aplikacionit “Signal”, në janar dhe shkurt të vitit 2022.
Në vijim të bisedës, Berberi i përgjigjet ministres: “Patjetër. E kemi patriot.”, ndërsa Balluku i kthehet: “Por ne nuk kemi çfarë bëjmë, të marrë lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.” Pjesë nga dosja më poshtë tregojnë mënyrën se si u organizua takimi dhe komunikimi mes zv.kryeministres, vartësit të saj dhe deputetit demokrat:
Nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model BBF10-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu, si më poshtë:
• Më datë 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
“Do të të marr për një takim Arber Agalliu, dep i PD që ka një dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”
Në orën 18:51, Evis Berberi i përgjigjet: “Patjetër. E kemi patriot.”
Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ça bëjmë, te marrim lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”
Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok. Ne japim mendim pasi ka marrë leje.”
• Më datë 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
“Evisi si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj se je mirë. Belinda më dha nr. tënd. Kur të kesh mundësi doja të flisnim pak. Faleminderit.” Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirë, faleminderit. Kur të jemi në mbledhje më njofto.” Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
• Më datë 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
“Mirëmëngjes! Unë për pak jam aty. Jam në trafik poshtë digës.”
Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob.”
• Më datë 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Sa përcolla Agalliun.”/syri
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Nëntor15:06
‘Atij k*rvës’/ Berisha zbulon rolin e Ramës në përgjimet Balluku-Berberi
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të pasazheve nga dosja hetimore e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ësh...
POLITIKE
5 Nëntor14:00
Berisha: Balluku i ka thënë Ramës në zyrë ‘nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua’
Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Belinda Ballukun për implikim në aferën e tunelit të Llogarasë, duke thënë se Balluk...
POLITIKE
5 Nëntor13:53
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale/ PD dërgon në Kuvend emrat
PD ka dorëzuar në Kuvend emrat për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe T...
POLITIKE
5 Nëntor13:41
Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Do vijojnë deri në largimin e Ramës
Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se PD do të nisë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Berisha theksoi se përgj...
POLITIKE
5 Nëntor12:52
“Ta di targën''/ Berisha: Ervis Martinajn e zhduku Rama, ai nxjerr bandat dhe të vret!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me zhdukjen e biz...
POLITIKE
5 Nëntor12:44
Berisha: Lubi Balluku ka 20 dosje në SPAK, Tuneli i Llogarasë ka shkuar 90 milionë euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukut se është e papërmbajtur në vjedhje, duke iu referuar afer&eu...
POLITIKE
5 Nëntor12:40
Skandali me ''Tunelin e Llogarasë''/ Berisha: Përgjegjësi numër një është Edi Rama!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas publikimeve për skandalin e tunelit të Llogarasë, duke akuzuar qe...
POLITIKE
5 Nëntor12:35
"Rama është arkitekt i korrupsionit"/ Bardhi: Antonio Costa dha dorëheqjen vetëm se Prokuroria i përmendi emrin
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është arkitekt i korrupsionit. Gjat&...
POLITIKE
5 Nëntor12:26
Çfarë po ndodh? Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare
Kryeministri Edi Rama ka mbedhur në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret sociali...
POLITIKE
5 Nëntor12:12
“Kur ti do, ndjesitë i ke të mira”/ Gaz Bardhi citon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin: Urdhëroi anulimin e tenderit!
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kujtuar komunikimin telefonik mes zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish kreut të...