POLITIKE

"Deputetja nuk është duke u hetuar se është shoqe me Ajolën!" Gazetari: Klotilda Bushka po hetohet sepse ka ndërhyrë dhunshëm për të penguar SPAK

M.B. Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 22:40

"Deputetja nuk është duke u hetuar se është shoqe me

TIRANA- Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një postim në rrjetet sociale sa i takon çështjes së hetimit të çiftit Veliaj-Xoxa dhe deputetes socialiste Klotilda Bushka. Gazetari shkruan se deputetja nuk është duke u hetuar se është shoqe me Ajolën, as se është shoqe me Veliajn, siç po mundohet ajo ta shesë rastin. Myzyraj shkruan se Bushka po hetohet sepse ka ndërhyrë dhunshëm për të penguar hetimet e SPAK. Ai citon pjesë nga dosja e SPAK në postimin e tij.

"SPAK: “Pas njoftimit për t'u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ka realizuar disa takime me shtetasen Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, apo edhe me disa avokatë. Takimi i parë është zhvilluar me shtetasen Klotilda Bushka (të cilën e ka kushërirë) në datë 10.12.2024, në banesën e prindërve të Klotildës që ndodhet pranë Shkollës së Kuqe. Ka shpjeguar se në këtë takim i ka treguar Klotildës që e kanë thërritur në prokurori, dhe Klotilda e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë pyetjes së saj.

Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, në ambientet e një zyre avokatie, ku pikë kontakti për këtë takim ka shërbyer shtetasi Erald Ismaili i cili e ka telefonuar vetë shtetasen Ina Goxhaj. Në takim ka gjetur Klotilda Bushkën, dhe një djalë tjetër të cilin nuk e di kush është. Fillimisht, ka biseduar me Klotildën, për të cilën sqaron se ajo e mësonte se çfarë duhej të thoshte, gjërat që do të mohoheshin në mënyrë kategorike. Klotilda i ka treguar Inës se gjatë deklarimit duhej të thoshte që ajo (Ina) ishte nismëtare e projektit të dancit, por është marrë Harabeli me organizimin”. “Shqetësimi tjetër i Klotildës lidhej me adresën e selisë së BYL-A, që s'duhet të dilte që ishte shtëpia e saj", shkruan gazetari.

POSTIMI:

Klotilda Bushka as nuk eshte duke u hetuar se eshte shoqe me Ajolen, as se eshte shoqe me Veliajn, sic po mundohet ajo shese. Dosja tanime eshte "Forwarded many times" dhe Klotilda po hetohet sepse ka nderhyre dhunshem per te penguar hetimet e SPAK. SPAK: “Pas njoftimit për t'u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ka realizuar disa takime me shtetasen Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, apo edhe me disa avokatë.

Takimi i parë është zhvilluar me shtetasen Klotilda Bushka (të cilën e ka kushërirë) në datë 10.12.2024, në banesën e prindërve të Klotildës që ndodhet pranë Shkollës së Kuqe. Ka shpjeguar se në këtë takim i ka treguar Klotildës që e kanë thërritur në prokurori, dhe Klotilda e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë pyetjes së saj.

Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, në ambientet e një zyre avokatie, ku pikë kontakti për këtë takim ka shërbyer shtetasi Erald Ismaili i cili e ka telefonuar vetë shtetasen Ina Goxhaj. Në takim ka gjetur Klotilda Bushkën, dhe një djalë tjetër të cilin nuk e di kush është. Fillimisht, ka biseduar me Klotildën, për të cilën sqaron se ajo e mësonte se çfarë duhej të thoshte, gjërat që do të mohoheshin në mënyrë kategorike. Klotilda i ka treguar Inës se gjatë deklarimit duhej të thoshte që ajo (Ina) ishte nismëtare e projektit të dancit, por është marrë Harabeli me organizimin”
“Shqetësimi tjetër i Klotildës lidhej me adresën e selisë së BYL-A, që s'duhet të dilte që ishte shtëpia e saj.

Po kështu, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dhënë një dokument i cili shërbente për ndryshimin e adresës së qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar Inës që të deklarojë që ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim, është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar Inës që t'ia dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte.

Ina Goxhaj ka deklaruar se nuk ka dashur që t'i jepte telefonin e saj të markës Samsung A35, por është ndjerë e detyruar nga Ajola Xoxa. Deklaruesja shpjegon se Ajola Xoxa ka lexuar komunikimet e zhvilluara ndërmjet saj (Inës) dhe Adela Kondakçiut, apo e dhe me Ketrina Brahon dhe ishte e shqetësuar, por Ina deklaron se personalisht nuk u ndie në faj pasi mesazhet ishin një e vërtetë e madhe. Deklaruesja shpjegon se Ajola, Klotilda dhe avokati morën vendimin që ajo (Ina) të pas i mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa më ka sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjesonin.

Po kështu, deklaruesja shprehet se avokatët ishin të shqetësuar pasi në Prokurori ishte paraqitur dhe Adela Kondakçiu. Duke nisur nga zgjatja e deklarimeve të kësaj shtetase, ata ishin në merak mos Adela kishte folur para hetuesve.

Deklaruesja shprehet se është larguar nga ky takim, për të vijuar takimin me Klotildën në banesën e prindërve të saj. Po kështu, shpjegon se Klotilda i ka thënë se nuk duhej të përmendte emrin e Ajolës apo të tregonte se si kishin funksionuar gjërat. Shpjegon se Klotilda i ka kthyer telefonin Samsung A35, me qëllim që të kopjonte të dhënat e nevojshme dhe t'ia kthente sërisht për asgjesim. Ina Goxhaj shpjegon se edhe në fakt kështu ka ndodhur. Në datë 12.12.2024, kjo shtetase deklaron se i ka dhënë Klotildës telefonin Samsung A35 me qëllim asgjesimin e tij. Shpjegon se sipas udhëzimeve të avokatit, Ajolës dhe Klotildës, ka lajmëruar oficerët se nuk mund të paraqitej në prokurori për arsye shëndetësore.

“Takimi tjetër është zhvilluar në datë 14.12.2024, ditën e shtunë, në të njëjta ambiente. Shpjegon se në takim ishte Klotilda, Ajola dhe Avokati dhe ata dukeshin të shqetësuar se nuk kishin patur kontakte me Adelën, e cila një ditë më parë kishte qenë në Prokurori. Gjatë takimi, deklaruesja shpjegon se i është thënë që duhet të bënte rezistencë dhe të mos tregonte realitetin e situatës. Kjo shtetase deklaron se i kanë kërkuar që të mohonte çdo gjë në lidhje me Ajolën dhe Bylën etj.

Po kështu, Ina Goxhaj sqaron se gjatë këtij takimi i kanë bërë presion duke i thënë se në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim, ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina. I kanë thënë, që ata do e merrnin vesh se çfarë do të deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njerëz brenda Prokurorisë, dhe se do njiheshin me deklarimin e saj.

Edhe Greta Domi, shpjegon deklaruesja ishte mësuar nga ata se çfarë duhej të deklaronte, dhe pas deklarimit i kishte njoftuar mbi ecurinë. Në përfundim të takimin, i kanë kërkuar që pas deklarimit të saj, në orën 18:30 të paraqitej te zyrat e avokatit për të diskutuar për çfarë ishte pyetur.

Gjatë deklarimit të saj, kjo shtetase ka shpjeguar se ajo është bërë drejtoreshë ekzekutive e qendrës BYL-A, pas rekomandimit të Klotilda Bushkës, e që më pas bordi i BYL-A në atë kohë e miratoi. Shpjegon se organizata në vitet 2019-2021 ka qenë jo- aktive, për t'u riaktivizuar sërisht dhe ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës deri në vitin 2023, kur u zëvendësua nga një vajzë me emrin Rea, të cilën e ka njohur në zyrat e qendrës Harabel. Shpjegon se është marrë vendimi që Rea të bëhej drejtoreshë, por nuk e di se kush e ka vendosur.

Ka shpjeguar se në momentin kur ka nisur angazhimin e saj te BYL-A, nuk kishte një zyrë fikse. Selia zyrtare e organizatës nuk ka qenë zyrë, ka qenë apartamenti i Klotildës.

klotilda bushka erion veliaj ajola xoxa

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë