POLITIKE

Dëshmia e fortë e Behgjet Pacollit për aeroportin e Vlorës, Bardhi publikon videon: E dhënë unike për SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 17:49
Dëshmia e fortë e Behgjet Pacollit për aeroportin e Vlorës,

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD ka publikuar një intervistë publike të biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili ka treguar prapaskenat e procedurës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës. Në deklarimet e tij publike, aksioneri Pacolli tregon se përpara garës ai kishte rëne dakord me Aeroportin e Munihut për të marrë pjesë në garë, por ishte ministrja Belinda Balluku që futi në lojë kompaninë turke në atë koncesion. Përpara se të shpallej fituesi i garës Pacolli tregon se Ministrja Balluku kishte thirrur në takim kompaninë truke, ku ishin ndarë edhe përqindjet e pjesëmarrjes në këtë koncesion.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Dëshmia e biznesmenit Behgjet Pacolli provon se nuk ka garë, shteti përdoret si fasadë për pazaret “gjeostragjike” të Edi Ramës dhe se Belinda Balluku ka firmosur me vetëdije për këtë paligjshmëri gjigande.

Nga dëshmia provohet përtej çdo dyshimi se koncesioni për Aeroportin e Vlorës është një skemë korruptive e dirigjuar nga Edi Rama dhe e menaxhuar nga Belinda Balluku.

Dëgjojeni dëshminë! ???? Në zyrën e Belinda Ballukut përcaktohet sa përqind do të jetë secili aksioner përpara se të hapet gara formalisht dhe se shqetësimi i saj është të kënaqë partnerin turk në koncesion. Pse? Arsyet do t’i tregojë patjetër gjatë hetimit në SPAK.

Dëshmia e Behgjet Pacollit përbën një të dhënë unike për SPAK dhe një detyrim për t’u administruar si provë menjëherë për të kuptuar se koka e korrupsionit akoma nuk është vendosur nën hetim. Ose të paktën ne nuk kemi njoftim për këtë.

Afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës ka nevojë të hetohet me shpejtësi, pa ndikim politik dhe me profesionalizëm. Këtu nuk është në diskutim vetëm rrënimi i shtetit shqiptar nga korrupsioni. Është në diskutim shkelja e çdo kontrate me Bashkimin Europian. Është shkelur jo vetëm ligji i prokurimeve dhe Kushtetuta, por edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Ky po që është një regres i paprecedentë!

P.S. Dëshmia e Behgjet Pacollit na zbardhi dhe arsyet e dhuratës aq urgjente të spitalit të Fierit. Asnjë dhuratë. Vetëm korrupsion!

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë