Bislimi
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka konfirmuar se është arritur dakordësi për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur. Pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel, Bislimi deklaroi se Serbia ka hequr dorë nga pengesat.
Bislimi ka zbuluar më tej se, në muajt e ardhshëm do të mbahet edhe mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Sipas tij, ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë.
Kryenegociatori i Kosovës gjithashtu theskoi se emisari i BE-së, Lajçak ka ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe po ashtu ka treguar që BE është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtij rasti.
“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai.