POLITIKE

'Dita e fundit e demokracisë' Gjoni: Rama ngriti mburojën e korrupsionit, PD paralajmëron intensifikimin e protestave

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 12:23

'Dita e fundit e demokracisë' Gjoni: Rama ngriti mburojën e

Ne një deklaratë për Syri TV, deputeti i PD, Gjin Gjoni, u shpreh se votimi i sotëm i mazhorancës për rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministres Belinda Balluku shënon “ditën e fundit të demokracisë” dhe të zbatimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes mbrojtjes së Ballukut, ka krijuar një mburojë për vetë veten dhe rrethin e tij të ngushtë, duke penguar hetimet e drejtësisë dhe duke favorizuar nivelin më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjoni theksoi se vendimi i mazhorancës ka krijuar një “ngërç kushtetues” dhe një përplasje të hapur mes pushtetit legjislativ dhe gjyqësor, duke treguar frikën e qeverisë ndaj hetimeve të SPAK. Ai paralajmëroi se opozita do të përshkallëzojë veprimet e saj, duke nisur me protestën kombëtare, dhe e cilësoi qeverinë si një “narko-diktaturë” që po dëmton çdo ditë qytetarët.

Pjesë nga deklarata:

Dita e sotme dhe mënyra e votimit nga ana e Partisë Socialiste dhe e mazhorancës tregoi se parlamentarizmi përfundimisht ka vdekur dhe sot është dita e fundit e demokracisë dhe njëkohësisht edhe e zbatimit të shtetit ligjor dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Padyshim që Partia Demokratike mbajti një qëndrim serioz sot në raport me seancën parlamentare, për t'u treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë, por njëkohësisht edhe faktorit ndërkombëtar, se Partia Demokratike është një parti për respektimin e shtetit ligjor dhe, nëpërmjet votimit pro heqjes së imunitetit dhe dhënies së autorizimit, tregoi se shteti ligjor duhet të shkojë në shina normale.

Nga ana e Partisë Socialiste dhe e mazhorancës, dhe njëkohësisht e kryeministrit Rama, u tregua edhe sot mbroja që po vendoset në raport me korrupsionin, krimin e organizuar dhe përpjekjet e tij për të mos lejuar që qeveritarët dhe njerëzit që janë rreth tij të shkojnë në dyert e prokurorisë dhe njëkohësisht të shkojnë në burg.

Padyshim, pyetja juaj qëndron dhe normalisht sot parlamenti shqiptar duhej patjetër të realizonte dhënien e autorizimit. Por kjo gjë ka futur në një ngërç kushtetues dhe njëkohësisht ka shkaktuar një përplasje midis pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqësor. Veprimi i sotëm tregon se qeveria ka frikë nga hetimi, ka frikë nga mënyra se si organet ligjzbatuese po marrin prova dhe dokumentacion në lidhje me nivelin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, i cili ka arritur në nivelet më të larta dhe është në momentin aktual, koka e krimit të organizuar sot është Edi Rama. Nëpërmjet mbrojtjes së Belinda Ballukut sot në parlament, nuk është mbrojtur Belinda Balluku, por është mbrojtur vetë Rama dhe rrethi i tij i ngushtë familjar.

Padyshim, trupi diplomatik sot nuk ka qenë prezent dhe ky është një mesazh i qartë për qeverinë. Padyshim, deklarata e ambasadës britanike, e shpërndarë para fillimit të seancës parlamentare, tregoi qëllimin e vërtetë në lidhje me raportin e njerëzve me ligjin dhe se imuniteti nuk mund të shërbejë si diferencim midis qytetarëve të thjeshtë dhe politikanëve shqiptarë. Kështu që ne shpresojmë që në orët e ardhshme edhe ambasadat e tjera, qoftë ajo e Bashkimit Evropian, por edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të prononcohen, dhe i gjithë qëllimi i Partisë Demokratike në seancën e sotme është që t'i lejohet më shumë liri veprimi argumentit juridik dhe politik, sesa një reaksioni në sallën e parlamentit, në mënyrë që edhe qytetarët, por edhe ndërkombëtarët të kuptojnë se kush është pengesa kryesore në lidhje me integrimin europian dhe kush është njeriu që deri dje konsiderohej si kalorësi dhe mori përsipër reformimin e sistemit të drejtësisë, dhe kush është sot personi që po i vendos barriera anti-SPAK në lidhje me hetimin e njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me zotin Rama.

Opozita padyshim do të rrisë aksionin e vet opozitar, edhe nëpërmjet protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, por njëkohësisht do të intensifikojë edhe të gjitha qëndrimet dhe format e tjera të protestës, të cilat sot janë shfaqur si opsion shumë i menjëhershëm përballë kësaj qeverie narko-diktature, e cila sot ka eklipsuar të gjithë skenën politike shqiptare, por njëkohësisht po torturon dita-ditës shqiptarët.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë