Putin mund të takohet me Trump në Kinë
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vend...
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë m&e...
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur t&e...
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kanë përfshirë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shpreheht se rinia shqiptare ka qenë historikisht në pararojë të ndryshimeve të mëdha në vend.
Sipas Bushatit, prej muajsh të rinjtë janë rikthyer në sheshe me kërkesa për ndryshim, duke shprehur pakënaqësinë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, përqendrimit të pushtetit dhe vështirësive ekonomike që përballojnë qytetarët.
Ish-ministri i Jashtëm kritikon mënyrën se si, janë trajtuar kërkesat e protestuesve, duke kundërshtuar kështu edhe gjuhën kërcënuese ndaj tyre. Në lidhje me këtë, Bushati rendit përdorimin e shkopinjve të gomës, gazit lotsjellës dhe ujit me presion si elemente, për të cilët thotë se nuk mund ta ndalin revoltën e një brezi që kërkon ndryshim.
Ai kundërshton gjithashtu argumentet që ia atribuojnë protestat ndikimit të forcave të huaja, duke theksuar se shoqëria shqiptare është thellësisht pro-amerikane dhe orientimi i saj është evropian. Në fund, ai thotë se Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë.
Ditmir Bushati: Si qytetar jam kundër akteve të dhunës dhe kundër brutalitetit të policisë. Kur Shqipëria është gjendur përpara një kthese të madhe, të rinjtë kanë ditur ti paraprijnë ndryshimit. E bënë këtë në vitin 1990. U përpoqën në vitin 1996. Por kërkesat e tyre u shpërfillën, çka paralajmëroi tmerrin e vitit 1997. Prej muajsh rinia shqiptare është rikthyer në sheshe duke shpalosur një pasion që rreh veç në gjokset e këtij brezi. Nuk është gjithmonë i shprehur qartë, e rrallëherë është i disiplinuar.
Rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si plaçkë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kosto të papërballueshme jetese, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.
Injorimi i kërkesave të të rinjve dhe strategjia e përçarjes mes flamingove dhe sorrave dështoi. Nuk do të funksionojë përpjekja për ti ndarë të rinjtë në të mirë e të këqinj. As gjuha kërcënuese ndaj tyre, prindërve dhe medias. Shkopat e gomës, gazi lotsjellës, uji i hedhur me presion, apo motivimi financiar i policëve nuk e shuan dot revoltën e një brezi që di për shumë skandale dhe jeton mes vështirësive të panumërta. Aq më pak kërkimi i fajtorëve te ‘forcat e huaja’ në një shoqëri europiane, thellësisht pro-amerikane.
Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re. Tani është detyrë e mësuesve, prindërve, sipërmarrësve, punëtorëve, akademikëve, dhe po, para së gjithash, e Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që e thërret koha. Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar masa të forta ndaj personave që përfshihen n...
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, reagoi në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Eurodeputeti gjerman, zëdhën&...
Kryeministri Edi Rama kërcënoi se të gjithë ata që kanë shkaktuar dëmet gjatë protestës në Tiranë, do t...
Një tjetër grup studentësh i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë, duke marshuar në drejtim t...
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hed...
Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gu...
Krahas përdorimit të këtyre mjeteve, janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj të rinjve gjatë shoqërimit të ty...
Gazetari dhe kreu i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, denoncoi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV vështirësit&eu...
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, profesoresha e menaxhimit të marrëdhënieve njerëzore, Mimoza Manxhari...
Pasi i dështoi dje ftesa për dialog, pasi studentë dhe pedagogë refuzuan ftesën, vjen sërish reagimi nga Rama. Ky i fundit pasi ka...