POLITIKE

"Do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë"/ Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit

E.D Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 12:18

"Do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë"/ Berisha:

DIMAL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Dimal, u shpreh se çdo fshat do të ketë infrastrukturën e një lagjeje qyteti, me rrugë, ujë, shkolla dhe qendra shëndetësore. Lideri i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi rama, për shkatërrimin e sistemit shëndetësor dhe premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe bujqësinë. Ndër të tjera Kreydemokrati premtoi rroga minimale prej 1500 euro për mësuesit dhe reduktim të numrit të nxënësve për klasë.

"Të dashur miq, ju jeni dëshmitarë që ne në vitin 2006-2013 investuam shumë në infrastrukturën e fshatrave, dhe sigurisht nuk e kompletuam atë. Por ne kishim një zotim dhe një parim dhe e kemi përsëri: çdo fshat duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Çfarë dua të them unë me këtë? Duhet të ketë rrugët, furnizimin me ujë, kanalizimet, furnizimin me energji, shkollën dhe qendrën shëndetësore. Ne ecëm fort në këtë drejtim. Ne në ato vite ndërtuam ose rindërtuam mbi 8800 kilometra në zona rurale. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera. Edhe ato do i plotësojmë dhe nuk do ketë fshat pa rrugë të njëjta me lagjet e qyteteve.

Miq, e dëgjuat besoj që shqiptarët, njeriu që u premtoi shëndetësi falas, e shkatërroi sistemin dhe sot ju paguani për shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj, 3 ose 4 herë më shumë se çdo popull i BE. Statistika e fundit e INSTAT tregon se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Shqiptarët në vit vetëm për bukën shpenzojnë 220 milionë euro. Pra për ilaçe sot në Shqipëri shpenzohet 4 herë më shumë. Cili është zotimi ynë për ju? Zotimi ynë për ju është ky. Së pari, lista e barnave të rimbursueshme do jetë lista që paguan qeveria italiane për qytetarët italianë. Ky është premtimi ynë për qytetarët shqiptarë.

Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, sikundër do e dyfishojmë për bujqësinë. Sot kujdesi shëndetësor në njëfarë mënyre për fatin më të keq është në kontrollin e mafies. Çfarë ndodh sot? Shkon i sëmuri me urgjencë në spital publik, dhe ky rast është konkret, i ka ndodhur një bashkëpunëtori tim, iu bllokua arteria e qafës. Shkoi në spital publik, ia diagnostikuan, i thanë ke bllokim. Tani i thanë, për ta hequr, nuk ta heqim ne, duhet të shkosh në spital privat. Shkoi në spital privat dhe pagoi 2-3 mijë euro. Spitali publik i ka të gjitha mjetet, por atje ndahen paratë. Kjo merr fund. Ky sistem i degraduar shëndetësor do të ndëshkohet dhe unë u garantoj se ju do keni sistemin shëndetësor që meritoni.

Dhe paratë që do paguani do jenë sigurimet shëndetësore, që janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në Europë dhe botë. kurse të tjera do i paguajë të gjitha shteti për ju. Kështu që edhe këtu ne shënojmë një ndryshim të madh. Për fëmijët tuaj, shkollat do modernizohen. I siguroj mësuesit që nuk do ketë shkurtime në numrin e mësuesve, ajo që do ndodhë, do jetë shkurtime të numrit të nxënësve në klasa. Klasa do zbresin në 20-25 nxënës. Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi. Nuk do ketë mesatare për të shkuar në universitet.
Pas mbarimit të universitetit, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore për ata që marrin në punë të rinjtë. Pra, miq ky është programi ynë që krijon një mundësi të re për çdo qytetar dhe u kthen paratë atyre," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë