POLITIKE

"Do ofrojmë metodat më moderne për shfrytëzimin e pasurive minerale", Berisha: Te programi i PD për energjinë dhe burimet natyrore shoh Shqipërinë Madhështore të viteve që vijnë

n.f Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 21:21

"Do ofrojmë metodat më moderne për shfrytëzimin e

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se do të ofrojnë metodat më moderne për shfrytëzimin e pasurive të pafundme minerale të vendit. Berisha shtoi se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës, do shndërrohet në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve. Sipas tij synimi i PD është begatimi i shqiptarëve.

Berisha tha se studimet dëshmojnë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm minerale. Ai shtoi se Banka Botërore në vetvete ka sponsorizuar dhe ka ndërmarrë studime shumë serioze mbi potencialet minerare të Shqipërisë.

"Unë mendoj se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës, do shndërrohet në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve. Synimi ynë është begatimi i shqiptarëve. Shqipëria nuk është e madhe vetëm në fushën e energjisë. Shqipëria është po kaq e madhe në fushën e minierave. Ky vend ka rezerva botërore të mineraleve, nevojat për të cilat mbetet pothuajse e përjetshme. Shqipëria përsëri disponon rezerva kromi, të cilat pak vite më parë tërhoqën gjigantët e minierave në botë si Vankuver, etj.


Shqipëria ka rezerva po kaq të mëdha të nikelit, hekurit, hekur-nikelit, por Shqipëria ka edhe minerale të tjera, përfshi këtu tokat e rralla. Gjeologët shqiptarë kanë bërë studime shumë serioze, të cilat po myken në arkivat e fakulteteve apo bibliotekave. Studime që dëshmojnë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm minerale. Banka Botërore në vetvete ka sponsorizuar dhe ka ndërmarrë studime shumë serioze mbi potencialet minerare të Shqipërisë. Përpjekje serioze u bënë, por të gjitha përfunduan në duart e mafies. Ligji u shkartis, u shkatërrua. Oferta transparente u zhduk.


Me përpjekje, Shqipëria u anëtarësua në Iniciativën e Transparencës së Industrive Nxjerrëse pranë OKB. Shkelën të gjitha kushtet për të cilat ne u anëtarësuam. Por në qoftë se ka një fushë ku, përveç naftës dhe gazit, ku Made in Albania mund të jetë e nivelit botëror, janë mineralet, janë minierat që gjenden në të katër anët e këtij vendi. Në këtë kontekst, ne synojmë me projektin tonë Shqipëria Madhështore, të ofrojmë dhe të vendosim metodat më moderne të eksplorimit, studimit dhe shfrytëzimit të pasurive të pafundme minerale të ka vendi. Ne do bëjmë gjithçka që ato të përpunohen jo vetëm në pasurim apo shkrirje, por do bëjmë gjithçka që ato të shndërrohen në Shqipëri në pjesë prodhimi, në makineri prodhimi. Pra, Made in Albania do mbetet krenaria për shqiptarët," tha ai.

Berisha shtoi se te programi i PD për energjinë dhe burimet natyrore sheh Shqipërinë Madhështore të viteve që vijnë. Sipas tij fuqizimi i institucioneve tona kërkimore shkencore është kusht i domosdoshëm që këto pasuri të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të shndërrohen në pasuri të vërteta për shqiptarët.

"Në këtë kuadër, mobilizimi i potencialit intelektual dhe ekspertizës më të mirë shqiptare dhe të huaj, është një objektiv i yni. Fuqizimi i institucioneve tona kërkimore shkencore është kusht i domosdoshëm që këto pasuri të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të shndërrohen në pasuri të vërteta për shqiptarët. Mineralet, nafta, gazi, janë shfrytëzuar prej kohësh, por ka shfrytëzim e shfrytëzim. Ka shfrytëzim kolonial, ka shfrytëzim tjetër në të cilin në vendet e lira, këto pasuri shndërrohen në pasuri të qytetarëve, në shumë mënyra. Këtu synojmë ne.


Ne do i japim një rëndësi të jashtëzakonshme sektorit minerar. Do i japim një rëndësi të jashtëzakonshme shfrytëzimit të këtyre potencialeve, zbulimit të potencialeve të tjera, industrisë përpunuese. Këto shkojnë me njëra-tjetrën, energjia dhe minierat, mbështesin njëra-tjetrën. Dhe unë shoh në këtë program, shoh Shqipërinë Madhështore reale të viteve që vijnë. Ndaj dhe ju falënderoj shumë për këtë kontribut dhe ftoj të gjithë ekspertët, specialistët e këtyre fushave të një rëndësie shumë të madhe, të shprehin mendimet e tyre në mënyrë që ky program i paraqitur të pasurohet në të gjitha aspektet dhe të instalohet pas 11 majit me vendosmëri, përgjegjësi dhe saktësi, në mënyrë që të shënojmë gjithnjë e më shumë, të ecim gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë Madhështore. Në këto fusha, natyra dhe Zoti u ka dhënë gjithçka shqiptarëve. Mbetet në duart e tyre ta konkretizojnë Shqipërinë që duan,"shtoi Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë