POLITIKE

"Do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe!" Berisha: Jam gati ta publikoj akt-akuzën, ata e kishin shpërndarë

M.B. Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 14:31

"Do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha tha se nuk ka asnjë rezervë për ta publikuar që nesër akt-akuzën. Ai tha se aty do të pasqyroheshin qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë të cilën tha ai, nuk mund ta bëjë pa asnjë aprovim të tyre sepse ata mund të lëndohen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë u ndala në këtë koment, në aktakuzën e turpshme figurojnë dhe financimet e përbashkëta, që janë bërë për paditë gjyqësore nga familja jonë si dhe dhurata që Fatmir Bektashi i ka bërë fondacionit ‘Fëmijët shqiptarë’ për festën e Vitit të Ri. Rikujtoj këtu se ky biznesmen fisnik, së bashku me dy ortakët e tij, i kanë dhuruar qytetit të Tiranës kopshtin dhe çerdhen më moderne në tokën e tyre. Përveç kësaj, ky biznesmen paska sponsorizuar dhe ky është akt, sipas tyre korruptiv, në vitin 2013, një udhëtim të Rikardo Koçiantes, mentorit të këngëtares së njohur, asokohe vajzë e re shqiptare, Elhaida Dani, e cila nën instruksionet dhe mbështetjen e tij, fitoi ‘Voice of Italy’.

Dhe me këtë rast, u ftua Rikardo bashkë me këngëtaren për t’u dekoruar nga Presidenti i Republikës. Ministria e Kulturës, se kush nuk mund të them, i është drejtuar dhe Fatmir Bektashi ka sponsorizuar udhëtimin dhe qëndrimin e tyre. Rikardo Koçiante, këngëtari i famshëm i cili edhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë, në atë udhëtim nuk ka dhënë asnjë koncert. I janë bërë nderimet nga Presidenti i Republikës si një akt mirënjohje dhe vlerësimi. Së fundmi, akt korruptiv, provë tjetër kanë sjellë se Fatmir Bektashi paska sponsorizuar një biletë të Flamur Kuçit në studion e Libeskindit, për të cilin Sali Berisha nuk ka asnjë dijeni.

Fatmir Kuçi ka qenë këshilltar te unë, por ka qenë edhe pedagog në universitet. Udhëtimi i tij te Libeskind nuk ka pasur asnjë lidhje me projektin që ky arkitekt i madh kishte hartuar për Homeplanin. Këto janë akuzat konkrete për korrupsion me shifra, që mercenarët dhe monstrat e fëmijëve, kanë sjellë kundër Sali Berishës. Ajo që më revoltoi jashtë mase, se ata këtë aktakuzë e kishin shpërndarë dhe unë i mësova këto nga studiot televizive para se ta lexoja. E them këtu, nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër, përveç do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë e cila nuk mund ta bëj pa asnjë aprovim të tyre se ata mund të lëndohen dhe nuk kam të drejtë t’i lëndoj.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë