Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.
Kërkesa është depozituar në rrugë ligjore në Parlament.
Partia Demokratike rendit edhe shkeljet e Peleshit në seancën e 16 dhe 18 shtatorit si më poshtë:
1. Thirrja e mbledhjes së Kuvendit, në seancat e datës 16 Shtator 2025, në kundërshtim me pikën 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, duke sjell pasojën e parashikuar nga pika 2, e nenit 78 të Kushtetutës – mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas Rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.
2. Thirrja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kundështim me nenin 83, pika 3 të Kushtetutës, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
3. Përfshirja për votim dhe miratimi i akteve në Kuvend, në kundërshtim me procedurën kushtetuese të miratimit, duke shkelur nenin nenin 83, pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
4. Heqja e të drejtës së deputetëve të opozitës për të diskutuar mbi përmbajen e projektaktit, në kundërshtim me nenin 73 e vijues dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
Për të gjitha sa më lart, me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, në seancën e datës 18.09.2025, ka kryer shkeljet e mëposhtme:
1. Në kundërshtim me nenin 49 të Rregullores së Kuvendit, i ka mohur Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, dy herë të drejtën e fjalës për procedurë, e cila sipas Rregullores jepet menjëherë sapo kërkohet. Ndërkohë që këtë të drejtë ia ka njohur Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS dy herë rresht, duke shfaqur njëanshmëri të theksuar në drejtimin e seancës.
2. Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, nuk ka mundësuar paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
3. Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, i ka mohur të drejtën deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit;
4. Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, nuk ka lejuar debat parlamentar, ku çdo deputet mund të diskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
5. Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ka mohuar të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
6. Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ka mohuar të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar të drejtën për debat.
7. Me ndërgjegje ka lejuar që votim në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, duke e bërë atë të pavlefshëm.

Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Shtator12:30
“Të radikalizojmë aksionin”/ Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së/ Berisha: Të protestojmë para ambasadave!
Zbardhen diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionua...
POLITIKE
19 Shtator12:04
“Para dhe pas 5 mln eurove”, Berisha publikon videon e ndryshimit të Spiropalit: Ndiqeni!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon ‘e evolimit rrënjësor’ të Elisa Spiropalit.
‘Para dhe pas 5 m...
POLITIKE
19 Shtator11:48
Përplasjet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës i bën qejfin Ramës, ndëshkon Bardhin dhe Krekën
Deputetët Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së ditësh së djesh...
POLITIKE
19 Shtator11:32
“Korrupsioni i Jozefinës dhe mediat e blera nga Saliu”/ Ironia e gazetarit për dasmën e shumëpërfolur
Nga Klodian Tomorri
Në tetë vitet e qeverisjes së PD-së, unë kam dëgjuar vetëm dy akuza korrupsioni për Jozefina ...
POLITIKE
19 Shtator11:15
Korreshi: Kam qenë dhe do jem një nga më të dënuarit, në Kuvend bëhet paçavure
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha për mediet se ai ka qenë dhe beson se do vazhdoj të jetë një prej më të dënua...
POLITIKE
19 Shtator10:56
Kufizimet ndaj gazetarëve në Parlament/ Organizatat për lirinë e medias: Hap pas për transparencën!
Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat vendase për lirin...
POLITIKE
19 Shtator10:50
Përplasjet në Kuvend, zyra e BE-së në Shqipëri: Për të ardhur keq
Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar mbi situatën e tensionuar dhe përplasjet e ndodhura në Parlament ...
POLITIKE
19 Shtator10:42
Akuzat e Ramës ndaj gjyqtarëve, Kreu i ILD, Artur Metani: Sistemi gjyqësor është nën trusni antikushtetuese.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani thotë se sistemi gjyqësor është nën trusni antikusht...
POLITIKE
19 Shtator10:05
Ceremonia e betimit të qeverisë "Rama 4" në Presidencë/ Çfarë do ndodhë më pas?
Në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit për ministrat e rinj. Teksa, pas betimit, kryeministri Edi Rama pritet të thërrasë mb...
POLITIKE
19 Shtator09:23
Sot qeveria e re do betohet në Presidencë, ora kur nis ceremonia
Këtë të premte betohet qeveria e re. Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që dolën nga zgjedhjet e 11 majit, do të betohe...